Home Shëndetësi Gjysma e femrave vuajnë nga apnea gjatë gjumit

Gjysma e femrave vuajnë nga apnea gjatë gjumit

Gjatë studimit të fundit, të përfunduar nga ekspertët suedezë, është vërtetuar se gjysma e femrave gjatë gjumit vuajnë nga apnea.

Apnea është një sëmundje gjatë së cilës femrat ndalojnë frymëmarrjen në gjumë për dhjetë e më shumë sekonda.

Shkencëtarët suedezë kanë vëzhguar gjatë gjumit 400 femra, prej të cilave më shumë se gjysma prej tyre kishin përjetuar episode në gjumë, apo për dhjetë e më tepër sekonda kishin ndaluar frymëmarrjen. Ky rrezik ishte më i ekspozuar te femrat që vuanin nga hipertensioni dhe ato që vuanin nga mbipesha.

Apnea gjatë gjumit po ashtu ndërlidhet edhe me rrezikun e shtuar të pësimit të sulmit në tru, infarktit dhe vdekjes së hershme.

Po ashtu sipas ekspertëve suedezë femrat të cilat vuajnë nga apnea gjatë gjumit më shpesh kanë probleme me kujtesën dhe demencën. Femrat të cilat kishin së paku pesë episode të tilla ishin diagnostikuar me apnenë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...