Home Këshilla të ndryshme Gjysmë ore ecje në ditë, zvogëlon rrezikun e diabetit tek meshkujt

Gjysmë ore ecje në ditë, zvogëlon rrezikun e diabetit tek meshkujt

Ushtrimi i moderuar i ndonjë aktiviteti fizik, e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetin, shkruan Dailymail.

Tanimë dihet se pasiviteti e rrit rrezikun e problemeve të zemrës dhe obezitetit. Mirëpo, shkencëtarët në studimin e fundit, kanë gjetur se aktivitetet e thjeshta fizike siç është ecja apo kopshti, për vetëm 30 minuta në ditë, mund t’i rrit nivelet e hormoneve, të cilat e zvogëlojnë apetitin dhe nivelin e sheqerit.

Mirëpo, këto rezultate janë bërë të dukshme vetëm tek meshkujt, gjë e cila shpjegohet nga ndryshimet fiziologjike në mes të meshkujve dhe femrave.

Autorët e këtij studimi, kanë thënë se këto gjetje tregojnë edhe një herë rëndësinë e aktiviteteve në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet metabolike.

Për realizmin e këtij studimi, autorët kanë shikuar lidhshmërinë në mes të aktivitetit të përditshëm fizik dhe hormonit, që e zvogëlon rrezikun e diabetit.

Ky hormon i quajtur glukagon, e redukton apetitin dhe e stimulon prodhimin e insulinës, duke e zvogëluar sasinë e sheqerit në gjak.

Studimi u bë nga një grup shkencëtarësh dhe është publikuar në revistën shkencore “Endocrine Connections”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...