Ka rezultuar e saktë shprehja e paraardhësve se “nuk ka dietë më të mirë se sa seksi”.
Ushtrimi fizik 30 minuta në ditë 5 herë në javë është kundërpërgjigjja më e mirë për shqetësime kardiake në përgjithësi.
Mesazhi u dërgohet në përgjithësi njerëzve që janë mbi 50 vjeç, që për shkak të moshës dhe peshës nuk i “kanë mirë punët” me zemrën e tyre.
Studimi ka treguar se raporti seksual është një nga shumë aktivitetet që shërben për të vënë larg zemrën nga sëmundjet dhe ataku, duke qenë se 20% e goditjeve në zemër ndodh tek personat që nuk kanë një jetë seksuale shumë ritmike.
Sigurisht për t’i ardhur në ndihmë kësaj mënyre shumë të kënaqshme për t’u ruajtur nga kjo dobësi, duhet një dietë shumë e mirë, kujdes për veten dhe mbi të gjitha ushtrime fizike.