Home Këshilla të ndryshme Goditja nga i nxehti tropikal

Goditja nga i nxehti tropikal

Të nxehtit tropikal aspak nuk u bën mirë të sëmurëve kronikë, por as personave të tjerë të shëndoshë.

Goditja nga të nxehtit shfaqet atëherë kur mekanizmi i ngrohjes së trupit dështon, në atë moment organizmi humb aftësinë e përshtatjes me temperaturat e jashtme.

Pasi organizmi më të mos jetë në gjendje në mënyrë natyrale ta zbresë temperaturën e trupit, ajo tejkalon shifrën 40° C, me ç’rast vjen deri tek dëmtimi i organeve vitale si është truri, zemra dhe veshkat.

Kjo goditje mund të ndodhë papritmas e skenari më i keq është edhe vdekja. Kjo është një gjendje mjaft serioze, prandaj nëse vëreni simptoma më ndryshe, menjëherë duhet t’i lajmëroheni mjekut. Nëse mendoni se personi po pëson një goditje nga të nxehtit, personin duhet ta fusni në një hapësirë më të freskët dhe t’i largoni shumicën e rrobave.

Do të ishte mirë t’i mundësoni një dush me ujë të vakët e do t’i ndihmonte edhe vendosja e disa shtresave të akullit në kokë, qafë. Me rëndësi është të përcillni temperaturën dhe duhet të brengoseni derisa temperatura nuk zbret në 37°C.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ne e trashëgojmë inteligjencën nga nëna – dukjen nga babai

Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit pohojnë se fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga nënat e tyre. Sipas hulumtimit të tyre, gratë kanë më shumë të ngjarë të kalojnë gjenet që formojnë inteligjencën e një fëmije dhe kalohen në kromozomet X. Gjithashtu, një studim i ri i kryer nga studiues nga Skocia mbështet faktin se gjenet e rëndësishme për funksionet e përparuara njohëse...