Home Teknologji Internet Google+ edhe për iPad, iPod Touch

Google+ edhe për iPad, iPod Touch

Rrjeti i ri social i kompanisë Google është duke marrë popullaritet të madh, dhe që prej kohës së lansimit, Google ka lansuar aplikacionin e saj Google+ për shumicën e pajisjeve mobile që bazohen në Android dhe iOS.

Tani, Google ka freskuar aplikacionin e saj Google + për iPhone, ndërsa thuhet se i njëjti ofron mbështetje edhe për iPad dhe iPod Touch.

Përveç ofrimit të mbështetjes për iPad dhe iPod Touch, versioni i përditësuar i Google+ gjithashtu sjell edhe përmirësimet e saj për shumë probleme të cilat përdoruesit i kanë hasur në versionet paraprake.

Për momentin, aplikacioni i Google + nuk është i krijuar posaçërisht për iPad dhe ndërfaqen e tij, mirëpo Google ka premtuar se së shpejti do ta ketë edhe aplikacionin e veçante për iPad.

Google thotë se aplikacioni i saj për Google+ e bën të mundur shpërndarjen shumë më të lehtë dhe më të thjeshtë për njerëzit. Aplikacionin e Google+ për iOS mund ta shkarkoni nga iTunes. / Telegrafi /

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...