Home Teknologji Internet Google Reader ndryshon pamjen, integrohet me Google+

Google Reader ndryshon pamjen, integrohet me Google+

Google ka lëshuar versionin e ri të shërbimit të saj Google Reader, i cili tashmë duket krejtësisht ndryshe, dhe ofron një integrim më të thellë me Google+.

Në dizajnin e ri të Google Reader vërehen ndryshime radikale në ndërfaqen e shërbimit, i cili i ngjan shumë shërbimeve tjera si Google Calendar dhe Gmail, i cili ishte lansuar më herët.

Njëri prej ndryshimeve më të mëdha në Google+ është shtesa e rrjetit social, Google+, eliminimi i butonit Like dhe shtesa e opsionit +1, si dhe opsionet tjera të cilat u mundësojnë përdoruesve të zgjedhin rrethin e miqve me të cilët ata mund t’i shkëmbejnë përmbajtjet e preferuara.

Njëri prej inxhinierëve të Google, ka thënë se prej sot Google+ do të shndërrohet në një platformë të re, e cila do të jetë shumë më miqësore, dhe do të posedojnë funksione të reja të cilat do të integrohen me Google+.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...