Home Shëndetësi Gra, kjo është shenja e padukshme e kancerit në gji

Gra, kjo është shenja e padukshme e kancerit në gji

Gra, kjo është shenja e padukshme e kancerit në gji Një nënë e dy fëmijëve që po lufton me kancerin, ka shpërndarë në internet një fotografi në të cilën shfaqet një ‘gropëz’ pothuajse e padukshme në gjirin e saj.

Kjo hije e vockël doli të ishte e vetmja simptomë e sëmundjes së keqe.

Claire Warner tha se nuk do ta vërente kurrë atë po të mos ishte një shoqe e saj, e cila ia kishte treguar një artikull online për shenjat më pak të njohura të kancerit në gji.

Ajo nuk e vërejti fare shenjën në gji – që është treguesi më i zakonshëm i kancerit në gji – dhe për më tepër nuk ndjehej fare e sëmurë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Tani ajo e ka publikuar fotografinë e gjirit të saj të majtë, për t’i paralajmëruar gratë që nëse kanë vërejtur diçka të tillë tek vetja, të shkojnë menjëherë tek mjeku.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...