Home Uncategorized Gratë kanë nevojë për gjumë më shumë se burrat

Gratë kanë nevojë për gjumë më shumë se burrat

Gjumi i mirë gjatë natës, e fuqizon trurin e grave ndërsa burrat përfitojnë nga pushimet e shkurtra, thotë një studim i ri.

Sipas këtij studimi, meqenëse gratë janë multi-tasking, apo kryejnë shumë detyra njëherësh, kanë nevojë për më shumë gjumë se sa burrat. Atyre po ashtu iu nevojitet gjumi i thellë dhe pa ëndrra në mënyrë që të jenë funksionale në kapacitet të plotë gjatë ditës.

Shkencëtarët e Institutit Max Planck në Mynih, kanë analizuar mënyrën e të fjeturit të 160-të të rriturve, për të parë se si gjumi ndikon në kapacitetin e tyre intelektual, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Ky studim është prezantuar në Forumin e Neuroshkencës në Kopenhagë.

Studiuesit kanë observuar orët e gjumit dhe më pas kanë kryer testet e inteligjencës, për të parë aftësitë për zgjidhjen e problemeve te këta njerëz.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si t’i hiqni pikat e zeza me produktet që keni në frigorifer?

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato. Nga kurat me limon e sheqer, tek ato...