Home Këshilla të ndryshme Gratë pothuajse të barabarta me burrat, në konsumimin e alkoolit

Gratë pothuajse të barabarta me burrat, në konsumimin e alkoolit

3Analizat e katër milionë njerëzve të lindur në mes viteve 1891 dhe 2001, tregojnë se burrat konsumojnë më shumë alkool dhe rezultojnë të kenë shumë më shumë probleme shëndetësore, transmeton Express.

Sipas raporteve te “BMJ open”, gjeneratat e reja të gjinisë femërore po e mbushin këtë “boshllëk. Ndërrimi i roleve të femrave dhe meshkujve në shoqëri pjesërisht e tregon edhe shprehia e pijes.

Sipas studimeve të bëra për njerëzit në fillimet e viteve 1900-ta, meshkujt konsumonin alkoolin dy herë më shumë se femrat; kishin varësi ndaj tij tri herë më shumë dhe probleme shëndetësore për shkak të alkoolit deri në më shumë se tri herë.

Por, në fund të këtij shekulli këto rezultate ndryshuan dukshëm.

Meshkujt konsumojnë alkool vetëm një herë më shumë se femrat, shifrat e njëjta janë edhe në raport me varësinë ndaj alkoolit dhe problemeve shëndetësore.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...