Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Gratë shtatzëna duhet të heqin dorë nga kafeina, ja problemet që ajo...

Gratë shtatzëna duhet të heqin dorë nga kafeina, ja problemet që ajo i sjell foshnjës

 

Gratë shtatzëna duhet ta shmangin plotësisht kafeinën nëse duan të mbrojnë shëndetin e foshnjës së tyre, paralajmëron një studim i publikuar së fundmi. Bazuar në 48 studime mbi 20 vjet, u arrit në përfundimin se edhe marrja minimale e kafeinës rrit rrezikun e abortit, lindjes së parakohshme apo peshës së ulët të foshnjës.

Por ekspertët thanë se paralajmërimet ishin alarmante kur panë se si disa studime tregonin se sasi të moderuara të kafeinës ishin të sigurta. Gratë duhet të konsumojnë jo më shumë se 200 mg në ditë, afërsisht dy filxhanë kafeje, sipas “Royal College of Obstetricians and Gynecologists” (RCOG), e cila insistoi se nuk do ta ndryshonte këtë këshillë.

Por profesori Jack James, arriti në përfundimin se edhe marrja minimale e kafeinës rrit rrezikun e abortit, lindjes së parakohshme apo peshës së ulët të foshnjës. Ai pretendon se mijëra foshnje dëmtohen çdo vit kur gratë konsumojnë gjoja nivele të sigurta të kafeinës.

Studimet që ai analizoi në Universitetin Reykjavik në Islandë, zbuluan se edhe nivelet e ulëta të kafeinës mund të rrisin rrezikun e abortit deri në 36%, lindjes së parakohshme deri në 19% dhe peshës së ulët të foshnjës deri në 51%. Leuçemia dhe mbipesha ishin gjithashtu rreziqe të mundshme.

Profesori James llogariti që nëse çdo grua shtatzënë në Britani konsumonte 200 mg kafeinë në ditë, 70,000 foshnje do të dëmtoheshin. Zyrtarët e Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ushqimit sugjeruan që gratë shtatzëna duhet të konsumojnë më pak se 200 mg kafeinë.

Zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan se ata që shkelin kufijtë rrezikojnë një mori problemesh shëndetësore, duke filluar nga ankthi deri te ataku kardiak. Paralajmërimi i tij tregoi gjithashtu lidhjen midis konsumit të lartë të kafeinës gjatë shtatëzënisë dhe lindjes së një fëmije nënpeshë. Ai tha se zakonisht kafeina thithej shpejt nga trupi, ku minimumi është brenda një ore. Më pas duhen rreth pesë orë që niveli i kafeinës në gjak të përgjysmohet.

Por ai tha që gjatë shtatzënisë trupit i duhej më shumë kohë për të hequr qafe substancën. Deri në javën e 38-të të shtatzënisë, mund të duhen 18 orë që niveli i kafeinës të përgjysmohet. Profesori James tha që kjo mund të bëjë që rrahjet e zemrës së foshnjës të përshpejtohen dhe enët e gjakut të ngushtohen.

Ai shkroi: “Në të vërtetë, foshnjat e porsalindura të nënave që konsumojnë kafeinë, përjetojnë simptoma të ndryshme, përfshirë gjumin e parehatshëm, të vjellat, si dhe shpeshtësinë e rrahjeve të parregullta të zemrës dhe problemet e frymëmarrjes.”

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës dhe ushqimet që e largojnë

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikimi shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjiena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së...