Home Ushqim Grejpfruti stimulon koenzimat

Grejpfruti stimulon koenzimat

Shkencëtarët japonez nga Universiteti Hokkaido kanë zbuluar se konsumimi i lëngut nga frejpfruti rrit absorbimin e koenzimës Q10 në zorrë për madje 50%.

Koenzima Q10 është e nevojshme për prodhimin e energjisë, ndërsa përdoret edhe për efekte parandaluese te angina pektoris, sulmet në zemër, tensioni i rritur, efektet negative të statinave (barnave për uljen e kolesterolit) si dhe ka edhe veti neuroprotektive.

Q10 ka veti të ngjashme me vitaminat, por për dallim nga to, organizmi i njeriut mund ta sintetizojë atë edhe vetë. Megjithatë, prodhimi si dhe përqendrimi i tij në organizëm ulet dukshëm pas moshës 40-vjeçare, andaj është e nevojshme të merret me anë të tabletave.

Meqë Q10 ka veti liofile, respektivisht për absorbimin e tij ka nevojë për yndyra, ai duhet të merret gjatë ushqimit që përmban yndyra. Lajmet e reja thonë se konsumimi i lëngut nga grejpfruti rrit përthithjen e kësaj koenzime në zorrë dhe madje deri në dyfish./Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...