Grimi natyral që të dukeni sa më freskët

Që të dukeni sa më bukur duhet gjithmonë të tentoni të dukeni sa më freskët. Grimi i tepruar gjithmonë ju bën të dukeni më të lodhur dhe më të moshuar.

Grimi po ashtu duhet t’i përshtatet moshës, stilit, vendit. Për të pasur efekte sa më të mira ju nevojiten brushat.

Për grim ditor duhet të keni pudër e lëngshme (që është ekzakte me ngjyrën e tenit), korrektor rreth syve (një nuancë më e çelur), pudër e ngurtë, pak skuqes mollëzash, nuancë roze.

Sytë: nuanca të ngjyrë kafe “earth tones”, në kapakun e epërm dhe pak ngjyrë ari në kapakun e poshtëm, maskarë e zezë në kapakun e epërm dhe të poshtëm të syrit.

Buzët natyrale me një nuancë më të mbyllur se ngjyra natyrale.

KËSHILLA TË NGJASHME