Grimi rozë është në modë

Kombinimi i nuancës rozë delikate dhe të ngjyrave të errëta të ngopura, është njëri ndër trendët kryesorë të grimit këtë vjeshtë, gjë që është preferuar nga shtëpia e modës „Chanel“

Bojëkuqi rozë në faqe, në nuancën e cila ju përshtatet më së miri, duhet të jetë theksi kryesor i grimit tuaj këtë vjeshtë.

Në kapakë të syve veni dy ngjyra, njëra le të jetë e ftohtë metalike, e tjetra e ngrohtë.

Në buzë do të mjaftojë shkëlqimi ngjyrë rozë, thotë Peter Philips, drejtor kreativ i shtëpisë së njohur të modës „Chanel“.

Sa më shumë bojëkuq

Nëse keni ten të çeltë dhe flokë të verdha, apo të kuqe, më së miri do t’u përshtaten nuancat delikate rozë të bojëkuqit.

Lirisht mund të përdorni edhe tonet e ngrohta, e edhe ato të ftohta.

Me rëndësi është që të mos përdorni ndonjë variant të errët.

Mos kurseni në bojëkuq, vini sasi të mjaftueshme të këtij prodhuesi në faqe dhe në tëmtha.

Për femrat që kanë ten të errët, më së miri është që të përdorin bojëjkuq rozë të theksuar, me nuanca më të errëta, të ngjashme me ngjyrën e kumbullës.

Pamja dramatike

Kombinimi i dy hijeve kontraste në sy, len një përshtypje dramatike, gjë që është imperativ i sezonit vjeshtor.

Për biondinat kombinimi ideal është ai i nuancës vjollcë të errët, me të kaltrën e argjendtë, kurse lëkurëzezat duhet të përdorin hije ngjyrë kafe të ngrohtë, apo roze të çeltë.

Buzët e zbehta

Pa marrë parasysh se çfarë toni të fytyrës keni, buzët këtë vjeshtë duhet t’i lyeni vetëm me shkëlqyes.

Përcaktohuni për ndonjë nuancë roze delikate, ngjyrë kajsie, apo neutrale, me shkëlqim argjendi apo ari.

Kjo do të theksojë edhe më shumë sytë tuaj me grimin e tyre ekstravagant, kurse shikimi juaj do të jetë më i theksuar dhe më misterioz.

Manikyri diskret

Me një grim të tillë, manikyri duhet të jetë i denjë.

Përdorni llak të çeltë për thonj, ku të lejuara janë të gjitha nuancat e ngjyrave bezhë, roze, koralore./aktualiteti/

KËSHILLA TË NGJASHME