Home Këshilla të ndryshme Hani çokollatë, nëse dëshironi të humbni peshë

Hani çokollatë, nëse dëshironi të humbni peshë

Mund të duket si gjëja e fundit që duhet ta bëni, por kushdo që po provon të humbë peshë duhet të hajë më shumë çokollatë dhe djathë, dhe të pijë më shumë verë.

Një shkencëtar nga Kolegji ‘King’ i Londrës ka thënë se pamundësia për të humbur peshë qëndron tek injorimi i një faktori kryesor: mikrobet në stomak.

Tim Spector, profesor i Epidemiologjisë Gjenetike dhe autor i “Miti i Dietës: Shkenca e Vërtetë Prapa Asaj që Hamë”, thotë se ka shumë mikrobe në stoma dhe se mikrobet në trupin tonë i tejkalojnë në numër qelizat tona.

Dhe çfarë duhet të hajë dikush që dëshiron të humbë peshë? Profesori Spector rekomandon çokollatë, verë, kafe dhe djathë, transmeton Gazeta Express.

Duke folur në Oksford, ai tha se njerëzit kanë lloje të ndryshme të mikrobeve në stomakun e tyre, që mund të ndikojë në proceset në trupin tonë – duke përfshirë atë se sa shumë peshojmë.

Lajmi i mirë është se Dr Spector thotë se çokollata, vera dhe kafeja definitivisht duhet të jenë në menynë e një personi që po kërkon të humbë peshë. Që të tria këto përmbajnë polifenole: anti-oksidantë që ushqejnë mikrobet në stomak dhe i lejojnë të riprodhohen.

Vera dhe çokollata përmbajnë një lloj të polifenoleve të quajtur flavonoide, për të cilin profesori Spector thotë se “ka efekte anti-inflamatore, anti-oksidante dhe efekte të rëndësishme mikrobiale”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...