Hekuri i nevojshëm për trurin

Mungesa e hekurit në organizëm nuk shkakton vetëm aneminë dhe lodhjen, veçse mund të rrënojë dukshëm funksionimin normal të trurit.

Në saje të hulumtimeve të aftësive mentale të rupit të grave, është parë se damat që përdorin sasi të mjaftueshme të hekurit, shumë më shpejt i kanë realizuar testet të cilave u janë nënshtruar.

Ndërkaq, grupi i grave që kanë vuajtur nga mungesa e këtij minerali, kanë përdorur minerale-shtesë në ushqim, kështu aftësitë e tyre mentale janë përmirësuar për pesë deri shtatë herë.

Mund të parandaloni aneminë nga mungesa e hekurit duke ngrënë ushqime të pasura me hekur si mish, peshk, pulë, fruta të thata, bukë të zezë, dhe ushqimet që kanë hekur të shtuar në mënyrë artificiale. /Telegrafi/