Home Shëndetësi Helicobacter pylori, shkaktari kryesor i inflamacionit të stomakut

Helicobacter pylori, shkaktari kryesor i inflamacionit të stomakut

Helicobacter pylori shkakton 70% të të gjitha ulcerave të stomakut dhe 90% të ulcerave të duodenit. Edhe në krijimin e kancerit të stomakut ky bakter ka pjesën e tij.

Bakteri i fuqishëm hyn në qelizat e mukozës së stomakut, nga ku sistemi imun reagon me një inflamacion. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e të infektuarve nuk kanë ankesa. Dhe vetëm 10% zhvillojnë ulcerë stomaku, e cila mund të shprehet me dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, të cilat janë shumë të forta sidomos natën apo në mëngjes me stomakun bosh. Por shpesh këto simptoma mungojnë.

Medikamentet të shoqëruar me një antiacid mund ta luftojnë me sukses bakterin. Pas terapisë mukoza e stomakut rimodelohet mirë dhe dëmet riparohen.

Shkaku i dytë kryesor për inflamimet kronike të mukozës dhe për ulcerën gastrike janë medikamentet antiinflamatore josteroid (NSAID) si Diclofenac apo Ibuprofen. Pacientët që vuajnë nga reumatizma, të cilët mjekohen me medikamente të këtij grupi, rrezikohen në mënyrë të veçantë dhe kanë nevojë për një terapi shoqëruese mbrojtëse për stomakun.

Trajtimi i efektshëm është me medikamente bllokues të pompës proteinike të cilët frenojnë prodhimin e aciditetit të stomakut. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Femrat që kanë këto inde në gjoks rrezikohen nga kanceri

Si mund ta verifikoni a jeni të rrezikuara? Agjencia e ushqimit dhe e pijeve ka propozuat që gjatë kontrollit në mamograf të fokusohen në rrezikun nga kanceri i gjirit ndaj të cilit deri tani pothuajse askush nuk i ka kushtuar kujdes – a kemi dendësi të vogël apo të madhe të indeve në gji. Gjinjtë e forta me inde të dendura...