Home Këshilla të ndryshme Hemorroidet shërohen me lëvore të pishës

Hemorroidet shërohen me lëvore të pishës

Ekstrakti i pishës franceze, piknogenol, është një bar i shkëlqyeshëm për shërimin e hemorroideve, bëjnë të ditur shkencëtarët gjerman.

Studiuesit e Universitetit në Mustar thonë se aplikimi i ekstraktit të lëvores së këtij druri në dozë prej 300 mg për vetëm një javë ditë, largon dy simptoma kryesore të hemorroideve: ul katërfish dhimbjen si dhe gjakderdhjen në hapësirën anale.

Në bashkëpunim me shkencëtarët italian të Universitetit G.D’Annunzio është zhvilluar hulumtim i 80-të njerëzve të cilët vuajnë nga hemorroidet e jashtme, dhe të cilët në fund të studimit kanë pohuar uljen e intensitetit të dhimbjeve, shkurtimin e kohëzgjatjes së simptomave dhe reduktimin e gjakderdhjen.

Përveç largimit të përkohshëm të simptomave, ekstrakti ndihmon edhe në pengimin e përsëritjes së sëmundjes. Efekti iu vishet flavonoideve që gjenden në lëvoren e pishës./

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...