Home Këshilla të ndryshme I hëngri aq shumë thonjtë sa që u desh t’ia amputonin gishtin!

I hëngri aq shumë thonjtë sa që u desh t’ia amputonin gishtin!

Një gruas u desh t’i amputohej gishti, pasi zhvilloi një formë të rrallë të kancerit të lëkurës, që u shkaktua nga ngrënia e thonjve.

20-vjeçarja Courtney Whithorn thotë se i shkaktoi traumë të madhe gishtit të saj, duke ia ngrënë thoin komplet – dhe duke shkaktuar kështu një melanomë akrale.

 

Courtney, që është nga New Aycliffe, Angli, tha se filloi ngrënien e thonjve pas disa ngacmimeve në shkollë, por që një ditë ajo e hëngri komplet thoin e gishtit, transmeton Gazeta Express.

Thoi u bë i zi, por Courtney tha se kishte shumë turp t’i tregonte miqve dhe familjes për këtë. Ajo shkoi te një mjek, i cili ia dha asaj lajmin tronditës se ajo kishte kancer dhe se duhej t’i nënshtrohej një operacioni.

 

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar gishtin, mjekët ia hoqën komplet atë javën e kaluar.

Courtney tha: “Kur e kuptova se ngrënia e thoit ishte shkaktari i kancerit, u trondita. Mendoja me vete, si ia bëra këtë vetes, s’mund ta besoja”.

Në fillim iu hoq vetëm ‘shtrati i thoit’, por pas disa testeve, mjekët i thanë asaj se për këtë lloj kanceri zgjidhja e vetëme është amputimi. Pas amputimit, mjekët thanë se ajo nuk kishte më qeliza kancerogjene

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...