Home Këshilla të ndryshme Hikrra, drithi që sjell përfitime të shumta në shëndet

Hikrra, drithi që sjell përfitime të shumta në shëndet

Njerëzit që konsumojnë shpesh hikërr në dietën e tyre, kanë nivele me të shëndetshme të kolesterolit në gjak dhe shifra më të ulëta të presionit të gjakut, e si pasojë, rrezikohen më pak nga sëmundjet e zemrës.

Hikrrori përmban flavonoide, një prej tyre të quajtur “rutin”, të cilët zgjasin jetën e vitaminës C dhe veprojnë si antioksidantë. Aftësia e hikrrorit që ul yndyrat në gjak, i dedikohet pikërisht përmbajtjes së lartë në “rutin” dhe flavonoide të tjerë. Ndër të tjera, është një ushqim i pasur në magnez, i cili relakson muskujt e enëve të gjakut dhe ndihmon në normalizim të tensionit.

NDIHMON KONTROLLIN E DIABETIT

Lëndët ushqyese që përmbahen në këto fara, me sa duket, janë përgjegjëse për efektin rregullator në lidhje me sheqerin në gjak. Në një test krahasimi midis një vakti me hikrror dhe një vakti me bukë gruri të bardhë, u konstatua përgjigje më e mirë e glikemisë në rastin e parë. Meqenëse hikrrori është i pasur në magnez, mendohet të ofrojë gjithashtu efekt parandalues kundër diabetit, sikurse rezulton në studime të ndryshme. Në sajë të një përbërësi “chiroinositol”, qelizat bëhen më të ndjeshme ndaj insulinës dhe ky mund të jetë një tjetër mekanizëm sesi ky ushqim rezulton i dobishëm në parandalimin dhe trajtimin e diabetit.

MUND TË PARANDALOJË FORMIMIN E GURËVE NË TËMTH

Ushqime të pasura në fibra të patretshme si ushqimi në fjalë kanë një efekt parandalues për formimin e gurëve në tëmth. Kjo mendohet të jetë në sajë të përshpejtimit të kohës së tranzitit të ushqimit në aparatin tretës dhe të uljes së prodhimit të acideve biliare.

LUFTON KANCERIN E GJIRIT

Përmbajtja e lartë në fibra (4,6gr/1 kupë), e cila është edhe më e lartë se e tërshërës, e bën hikrrorin një ushqim të çmuar për gruan. Sipas kërkimeve shkencore, konsumi i dietës së pasur në fibra (>30gr/ditë), mund të ulë rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit deri në 54% tek gratë para menopauzës.

USHQIM I PËRSOSUR PËR MUSKUJT

Përbërja në minerale, si magnez, hekur, zink, në vitamina B si folatet dhe në proteina (6gr për 1 kupë) e bën hikrrorin të jetë një ushqim ideal për muskujt, për rritjen dhe rikuperimin e tyre nga aktiviteti fizik.

Si ta përdorni hikrrën? 

Hikrra ka pak kohë që ka hyrë në marketet shqiptare. Recetat për të janë të ndryshme. Mund ta zieni për rreth 10 minuta, ta kulloni dhe më pas ta përdorni në sallata të ndryshme të ftohta, duke shtuar perimet që pëlqeni, djathëra apo gjithë ç’doni! Mund të bëni me të zupë, qofte apo forma të tjera të ngjashme me recetat e rizotove. Hikrra mund të jetë edhe miell, pra mund ta bluani dhe të përgatisni me të brumë për bukë, për krepa, pite të ndryshme e gjithçka që mund të përgatitet edhe me miellrat e tjerë. Provojeni!

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...