Home Këshilla të ndryshme Hiqni pikat e zeza në fytyrë vetëm me patate

Hiqni pikat e zeza në fytyrë vetëm me patate

1

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell pa vënë krem kundër diellit mund të shkaktojë shumë efekte negative në lëkurë. Ndër këto efekte negative mund të jetë edhe paraqitja e pikave të zeza.

Fillimisht duhet ta dini se është e nevojshme ta hidratoni lëkurën gjithë kohën, e veçanërisht nëse jeni të ekspozuar në diell. Gjithashtu duhet të vëni edhe krem kundër diellit sepse do t’ju mbrojë nga rrezet e dëmshme UV, transmeton Telegrafi.

Por, nëse veç i keni këto probleme të shkaktuara nga dielli, më poshtë i keni disa truqe me patate që do t’ju ndihmojnë.

Për aplikimin e këtyre truqeve ju duhet vetëm një produkt organik – patatja.

Kombinimet për lëng të patates:

Patate me lëng limoni:

Fillimisht duhet ta bëni lëngun e patates dhe pastaj ta përzieni me lëngun e një gjysme limoni. Përzieni të gjithë përbërësit dhe do ta fitoni lëngun të cilin duhet ta aplikoni në fytyrë dhe ta lini ashtu për 15 minuta.

Pastaj e pastroni fytyrën me ujë të vakët.

Patate dhe qepë…

Për përgatitjen e kësaj maske duhet ta përzieni lëngun e një patates me gjysmë qepe. Produktin e fituar e aplikoni në zonën e prekur dhe e lini për 10 minuta para se ta pastroni me ujë.

Patate dhe karotë…

Për këtë maskë duhet lëngu i një patates dhe një karotë. Aplikojeni produktin në zonën e prekur dhe lëreni ashtu për 25 minuta para se ta pastroni me ujë të ftohët.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...