Home Këshilla të ndryshme Hormoni që rritë jetëgjatësinë për 40 për qind dhe mbron sistemin e...

Hormoni që rritë jetëgjatësinë për 40 për qind dhe mbron sistemin e imunitetit nga plakja

HormoniSipas gjetjeve, hormoni i njohur si FGF21, e mbron sistemin e imunitetit nga sulmet e plakjes.

Prej fillimit të njerëzimit, janë bërë përpjekje, që të zbulohet një eliksir për jetëgjatësi dhe rrini të përhershme.

Në Shkollën Medicionale të Yales, po pretendojnë se janë një hap afër, për gjetjen e një eliksiri të tillë.

Sipas një studimi, është gjetur një hormon që prodhohet nga gjëndra thymus, i cili mund të zgjasë jetën për 40 për qind.

Me anë të këtij hormoni, pretendohet që në të ardhmen të parandalohet plakja, obeziteti, si dhe sëmundjet tjera si kanceri dhe diabeti i tipit dy.

Kur funksionon normal, gjëndra timus, prodhon qeliza T për sistemin e imunitetit.

Por me moshë, gjëndra trashet dhe e humbë efektin në krijimin e qelizave vitale.

Humbja e qelizave të reja T në trup, e rritë mundësinë e infektimit dhe shumë kancere në moshë më të shtyrë.

Në eksperimentet e bëra me minj, të cilëve iu është injektuar FGF21, kanë pasur sistem shumë të mirë të organizmit.

Deri më tani nuk janë bërë hulumtime në njerëz, por pritet që në rast eksperimenti, rezultatet të jenë pozitive, transmeton Telegrafi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...