Hudhra parandalon kancerin

Shkencëtarët amerikanë thonë se konsumimi më i shpeshtë i hudhrës çon deri te dobësimi i proceseve të cilat janë të lidhura me zhvillimin e karcinomës.

Hulumtimet nga Ohio State University kanë pohuar se konsumimi i shtuar i hudhrës në organizëm lidhet me gjasa më të pakta për shndërrimin e nitrateve nga disa llojeve të ushqimit dhe nga uji i kontaminuar në lidhje kimike të cilat mund të sjellin zhvillimin e kancerit.

Revista shkencore Analytical Biochemistry ka shkruar se efekti pozitiv i hudhrës në parandalimin e këtyre proceseve mund të shihet edhe duke testuar urinën.

Shkencëtarët besojnë se me ndihmën e një testi të tillë të urinës do të jetë e mundur të identifikohen edhe lloje të tjera të ushqimeve që kanë ndikim të ngjashëm si hudhra në proceset e lidhura me kancerin

KËSHILLA TË NGJASHME