Home Këshilla të ndryshme Humbja e kilogramëve pas lindjes

Humbja e kilogramëve pas lindjes

Humbja e kilogramëve pas lindjes Ende nuk është e qartë nëse ushqimi i pasur me proteina nxit humbjen e kilogramëve në krahasim me ushqimin e varfër me proteina.

Nisur nga kjo, shkencëtarët kanë analizuar ndikimin e ushqimit me përbërje të lartë të proteinave në humbjen e kilogramëve pas lindjes.

Në studim kanë marrë pjesë 430 nëna të moshës nga 18 deri në 45 vjet, të cilat sapo kanë lindur dhe të cilave u janë përcjellë shprehitë ushqimore gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh pas lindjes.

Edhe pse gratë të cilat kanë konsumuar më shumë proteina kanë konsumuar edhe më shumë energji në krahasim me ato të cilat kanë konsumuar ushqim me proteina më të pakta, rezultatet kanë treguar se humbja më e madhe e kilogramëve ka qenë pikërisht në grupin e parë.

Hapi tjetër është të hulumtohen pasojat afatgjate të ushqimit të pasur me proteina në organizëm, kanë bërë të ditur autorët e studimit./Telegrafi/

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...