Humbni 8-të kilogramë për një muaj

A e dini se banorët më vitalë të Evropës, zviceranët, janë të njohur për çokollatat dhe djathin, por me sa duket ata i konsumojnë në sasi shumë më të vogël se sa që i prodhojnë ato.

Bazohuni në dietën e cila bazohet në principet zvicerane të ushqimit.

Nutricionistia Monika Grenfell ka menduar dietën në bazë të së cilës në mënyrë krejt të shëndoshë mund të humbni deri në tetë kilogramë brenda një muaji.

E vështirë do të mund të jetë vetëm java e parë, por më pas gjithçka do të jetë më e lehtë dhe rezultatet do të shpaguhen. Duhet të mbështeteni tek artikujt si jogurti dhe lëngjet, si dhe pemë dhe perime të freskëta.

Mund të kënaqeni me shujtat tuaja, nga pemët deri tek çokollata, vetëm se duhet ditur si t’i përdorni.
Çka ju nevojitet:

• shumë perime;

• mish pule pa yndyrë, jo më shumë se 200 g, dy herë brenda javës;

• mish i kuq pa yndyrë, 200 g, një apo dy herë në javë;

• mish peshk pa yndyrë;

• vezë;

• qumësht dhe jogurt pa yndyrë, disa ditë në javë;

• djathë pa yndyrë;

• oriz integral – 4 lugë për shujtë, 2 apo 3 herë në javë;

• makarona integral – dy herë në javë;

• vaj ulliri, sipas nevojës;

• të gjitha llojet e pemëve (jo pas orës 16:00);

• të gjitha fibrat;

• pak perime me lëvozhgë të fortë, dy herë në javë;

• shumë ujë të thjeshtë;

• lëngje pemësh dhe perimesh;

• një filxhan kafe në mëngjes dhe nëse dëshironi një gotë verë në mbrëmje.

Shmangeni:

• sheqerin e bardhë dhe miellin;

• keksët dhe ëmbëlsirat;

• gjalpin;

• majonezën dhe kremrat;

• keçapin dhe salcat e tjera;

• të gjitha llojet e ushqimeve të grimcuara;

• produktet e përpunuara të mishit.

Java e parë

Pastrimi

Java e parë do t’ju ndihmojë që të largoni të gjitha mbeturinat dhe pas kësaj të revitalizoni trupin.

Dita e parë

Kafjalli

• 30 g drithëra të ziera në ujë apo në qumësht pa yndyrë;

• 1 mollë të vogël;

Mes-shujta

• 1 mollë apo karotë.

Dreka

• perime të ziera – perimet zgjidhni sipas dëshirës e më pas konsumoni edhe një patate të madhësisë së mesme, i zier.

Mes-shujta

• 1/2 avokado (me pak vaj ulliri) apo 1/2 e mollës.

Darka

• 300 ml supë perimesh (perimet sipas zgjedhjes suaj – duhet të jetë pa yndyrë dhe me pak kripë);

• brokol të zier (sipas dëshirës) me patate të madhësisë së mesme, i zier.

Dita e dytë

Kafjalli

• si i ditës së parë

Mes-shujta

• 1 pjesë e fortë djathi pa yndyrë.

Dreka

• perime të papërpunuara sipas dëshirës dhe të mëlmesuara me vaj ulliri.

Mes-shujta

• 1 pemë sipas dëshirës

Darka

• 300 ml supë perimesh, si në ditën e parë;

• kungull të njomë (sipas dëshirës) dhe 200 g patate të ëmbël 100 g – të pjekur në furrë me shumë pak vaj ulliri dhe kripë.

Dita e tretë

Kafjalli dhe mes-shujta

• si nga dita e dytë.

Dreka

• 3 lugë oriz të zier integral dhe spinaq me qumësht pa yndyrë (me shumë pak vaj dhe miell).

Darka

• deri 200 g gjoks pule të pjekur në skarë me perime të ndryshme.

Dita e katërt

Kafjalli

• sikurse në ditën e dytë.

Mes-shujta

• 1 sasi me perime me lëvozhgë të fortë.

Dreka dhe mes-shujta tjetër;

Sikurse në ditën e dytë.

Darka

• 300 ml supë me perime (si në ditën e parë)

• oriz të integral dhe sallatë nga lakra e freskët me vaj ulliri.

Dita e pestë

Kafjalli

• 30 g drithëra të zier në qumësht apo ujë;

• 1 banane;

• 1 pjesë të bukës integrale dhe një lugë marmelatë dietale.

Mes-shujta

• 1 mollë.

Dreka

• perime të ziera sipas dëshirës, si dhe dy pjesë të bukës integrale.

Mes-shujta

• 1 pjesë të fortë të djathit gjysmë yndyror.

Darka

• 300 ml supë me perime (si në ditën e parë);

• 1 patate të madhe të fërguar.

Dita e gjashtë

Kafjalli

• sikurse në ditën e pestë, duke zëvendësuar bananen me portokall, si dhe bukë me 200 jogurtë pa yndyrë.

Mes-shujta

• 1 mollë apo karotë.

Dreka

• si në ditën 1+ 3 lugë mollë të qëruar dhe 3 lugë jogurt të zakonshëm.

Mes-shujta

• 1 pjesë bukë integrale me 1 lugë marmelatë dietale.

Darka

• 200 gramë mish pule dhe sallatë të gjelbër me vaj ulliri.

Dita e shtatë

Kafjalli

• 30 gramë drithëra të ziera në ujë apo qumësht pa yndyrë;

• 1 vezë e fërguar;

• 1 banane.

Mes-shujta

• 1 sasi e pemëve me lëvozhgë të fortë.

Dreka

• 3 lugë oriz të zier integrale perime sipas dëshirës.

Mes-shujta

• 1 mollë apo 1 portokall.

Darka
• 300 ml supë me prime, si nga dita e parë.

• perime të freskëta (sipas dëshirës, me pak vaj ulliri) dhe 50 g djathë të freskët pa yndyrë.

Java e dytë
Mbajuni principeve bazë të ushqimit – pra 5 shujta, tri të mëdha dhe 2 mes-shujta. Mes-shujtat nuk do t’i shënojmë, por mund t’i zgjidhni sipas dëshirës. Në javën e dytë shtohen më shumë proteina dhe karbohidrate në shujta.

Dita e parë

Kafjalli

• 30 g drithëra të zier në ujë apo në qumësht pa yndyrë;

• 1 portokall apo një mollë.

Dreka

• 300 ml supë me perime si në ditën e parë, 50 g djathë të freskët, mollë.

Darka

• Hamburger me 200 g mish gjedhi pa yndyrë, sallatë të gjelbër me vaj ulliri, 6 qershi dhe jogurt të lehtë.

Dita e dytë

Kafjalli

• si në ditën e parë + 1 vezë të fërguar.

Dreka

• 200 gramë mish pule (mish i bardhë).

Darka

• fasule sipas zgjedhjes suaj, me karotë dhe me qepë dhe me pak patate.

Dita e tretë

Kafjalli

• 1 vezë;

• 30 g djathë të freskët pa yndyrë;

• 1 pjesë bukë me marmelatë.

Dreka

• sallatë nga djathi ‘mozzarella’ (deri 200 g) 1 jogurt të lehtë, 1 mollë.

Darka

• 200 g makarona të integruar dhe perime sipas dëshirës.

Dita e tretë
Kafjalli

• sikurse dita e parë.

Dreka

• 3 lugë oriz integral të zier dhe me perime sipas dëshirës.

Darka

• mish peshku sipas dëshirës (deri 300 g) dhe e përgatitur sipas dëshirës, i zier si dhe një patate të zier.

Dita e pestë

Kafjalli

• 30 g kokrra misri dhe 1 jogurt pa yndyrë.
Dreka

• mish pule – (deri 200 g), sallatë domatesh, speca dhe tranguj.

Darka

• sallatë me proshutë – përzieni sallatën e gjelbër, domaten, pak perime me lëvozhgë të fortë, deri 150 g proshutë dhe 50 g djathë të freskët, hidhni edhe vaj ulliri.

Dita e gjashtë

Kafjalli

• si në ditën e parë.

Dreka

• 200 gramë makarona integral, së bashku me domate dhe perime, sipas dëshirës.

Darka

• 150 gramë mish viçi të prerë dhe 150 g kërpudha, sallatë të freskët perimesh me vaj ulliri.

Dita e tretë

Kafjalli

• 1 vezë;

• 30 g djathë pa yndyrë;

• 1 pjesë bukë integrale me një lugë marmelatë.

Dreka

• peshk apo mish pule (deri 200 g) me perime sipas dëshirës, 1 portokall.

Darka

• 1 patate të madhe.

Java e tretë

Radhitja e shujtave në javën e tretë ju ndihmon të filloni largimin e dhjamit. Gjatë kësaj jave gjatë mbrëmjes nuk mund të konsumoni proteina. Gjatë kësaj jave mbrëmja është e rezervuar për karbohidrate cilësore.

Kafjalli

Në javën e tretë paradite konsumoni vetëm pemë – sipas dëshirës, pos bananes, që është e lejuar vetëm një brenda ditës.

Dreka

Kombinoni diçka nga gjelbrat e ofruara në dy javët e para.

Darka

Nuk ka proteina, pra kombinoni karbohidratet me perime apo sallatë.

Java e katër

Njëjtë sikurse edhe në javën e dytë, ditët dhe shujtat mund t’i zëvendësoni, por shujtën me mish mund ta keni vetëm një herë në ditë.