Home Këshilla të ndryshme Humbni pesë kile me shalqin dhe pjepër

Humbni pesë kile me shalqin dhe pjepër

Jemi në sezonin e bostanit dhe pjeprit, prandaj është koha adekuate që ta provoni këtë dietë, e cila është e thjeshtë dhe efikase.

Këtë dietë e ka shpikur nutricionistja e njohur amerikane, Kejti Smit, e cila në këtë mënyrë u ka ndihmuar shumë njerëzve që të kenë një peshë ideale.

Pra, nëse edhe ju doni që të keni një peshë të cilën deri tani vetëm e keni ëndërruar, atëherë përmbajuni kësaj diete dhe jemi të sigurt se rezultatet nuk do të mungojnë.

Si funksionon

– Dieta zgjat dy javë. Nëse doni, mund ta përsëritni pas një pauze dyjavore.

– Nuk duhet të konsumoni ëmbëlsira, bukë të bardhë, djathëra me yndyrë. Përparësi duhet t’u jepni këtyre ushqimeve: mishit të pulës, peshqve, pemëve, perimeve dhe drithërave integrale.

– Nga yndyrat lejohet konsumimi i vajit të ullirit, e nga mëlmesat lejohet kripa, biberi dhe vajrat e ndryshme aromatike.

– Çdo mëngjes, menjëherë pasi që të zgjoheni, pini një gotë uji me lëngun e gjysmë limoni.

Dita e parë

Kafjalli: një filxhan kafe të bardhë, një grishë buke të zezë, gjysmë virshlleje;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Dreka: supë perimesh, 150 g mish pule të pjekur në skarë, sallatë të gjelbër me një lugë vaj ulliri;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Darka: 80 g peshk tun, një grishë buke të zezë, një spec të freskët.

Dita e dytë

Kafjalli: një filxhan kafe, një grishë buke të zezë, 30 g ‘parizer’ të pulës;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Dreka: një pjatë supë të kthjelltë pule, 150 g peshk, 100 g sallatë patatesh, sallatë me domate, të cilës i shtoni një lugë vaj ulliri;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Darka: çorbë perimesh, një grishë buke të zezë.

Dita e tretë

Kafjalli: një filxhan kafe të bardhë, një grishë buke të zezë të lyer me pashtetë pule;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Dreka: një pjatë supë lope, 200 g shpageta ‘bolonjeze’, sallatë të gjelbër;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Darka: 150 g rizoto me perime.

Dita e katërt

Kafjalli: një gotë çaj, një grishë buke të zezë, një lugë të vogël gjalpë, një lugë të vogël mjaltë;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Dreka: një pjatë çorbe me spinaq, 200 g mish qengji me perime, sallatë sipas dëshirës;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë:

Darka: sallatë me 100 g mish pule, 50 g patate të ziera dhe 50 g lulelakër të cilës i keni shtuar një lugë vaj ulliri.

Dita e pestë

Kafjalli: një gotë limonadë pa sheqer, një grishë buke të zezë, një virshlle, pak mustardë;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Dreka: 150 g mish të pjekur pule, 100 g borani të ziera, një grishë buke të zezë;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Darka: sallatë greke.

Dita e gjashtë

Kafjalli: një filxhan kafe të bardhë, një grishë buke të zezë, 50 g salla, pule;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Dreka: një pjatë supe të lopës, 200 g mish qengji me perime, sallatë sipas dëshirës;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Darka: 100 g jogurt.

Dita e shtatë

Kafjalli: një gotë jogurt me pak yndyrë, një grishë buke të zezë, 50 g djathë të ri, një grishë pjepri apo bostani;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Dreka: 200 g lakër me mish qengji, një grishë buke të zezë;

Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;

Darka: dy virshlle, mustardë, sallatë të gjelbër.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...