Home Këshilla të ndryshme Humbni peshë vetem me perime

Humbni peshë vetem me perime

Disa prej perimeve kontribuojnë në shkrirjen e kalorive, duke ofruar ndihmë të vërtetë në procesin e humbjes në peshë.

1. Brokoli

Gjysmë gotë e bronkolit të zier përmban vetëm 25 kalori, e kjo perime me gjethe të gjelbër është e pasur me luteinë dhe zeaksantinë. Brokoli është artikull ideal sepse nuk përmban yndyrë, e është i pasur me karbohidrate që lirohen ngadalë dhe në këtë mënyrë ngritin nivelin e energjisë.

2. Sallata e lakrës

Shija e freskët e sallatës është shtesa më e mirë për t’iu shtuar gjellës,e kjo sallatë ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, si dhe humbjen në peshë. Është e pasur me kalcium dhe vitamina K, pastaj posedon antioksidues të fortë dhe vitamina C, si dhe kalium i cili zvogëlon efektin negativ të natriumit në ushqim duke rregulluar shtypjen e gjakut.

3. Panxhari

Panxhari ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit, e kjo perime është një antioksidues i fortë, i cili zvogëlon rrezikun nga stresi dhe ndihmon në detoksimin e organizmit. Të gjitha këto dobi, sidomos ajo e largimit të heqjes së helmeve nga organizmi, ndikojnë në humbjen në peshë.

4. Spinaqi

Një enë me spinaq përmban vetëm 10 kalori dhe 0,7 g proteina, të cilat ndikojnë në përmirësimin dhe tretjen e ushqimit, duke ndikuar që me orë të tëra të mos e ndieni urinë. Spinaqi, që është i pasur me kalium, mangan, zink, magnez, hekur, kalcium dhe vitamina K, ndikon drejtpërsëdrejti në tretje më të lehtë të ushqimit, duke ndikuar në humbjen në peshë.

5. Patëllxhani

Kjo është një perime që ju mban të ngopur, pasur me acid folik dhe vitamina B, të cilat ndihmojnë në absorbimin e proteinave nga ushqimi të cilat i sjellim në organizëm. Përmban shumë pak kalori dhe është e pasur me proteina.

6. Karota

Karotat kanë shumë pak kalori dhe proteina. Karotat janë ushqimi ideal për ta grimcuar kur jeni në dietë.

7. Specat

Vijnë në forma të ndryshme, ngjyra dhe shije, përderisa që të gjitha prej tyre kanë pak kalori dhe janë të pasur me proteina. Janë burim i mirë i vitaminave C që ndihmon në funksionimin e sistemit imun, e po ashtu janë zëvendësim i shkëlqyeshëm për ushqimin e ëmbël.

8. Selino

Marrë parasysh faktin se përmban pak kalori, selino është një perime që ndihmon në humbjen në peshë. Mund ta konsumoni ashtu të papërpunuar, është i pasur me proteina dhe fibra.

9. Trangulli

Trangulli është perime që është e pasur me ujë dhe bie në familjen e perimeve që më së paku posedon kalori. Përmban vitaminat A dhe C, acid folik, magnez, kalium dhe fibra që ndihmojnë në humbjen në peshë, duke përmirësuar tretjen.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...