Home Këshilla për Prindër Ilaçet dhe ushqyerja me gji

Ilaçet dhe ushqyerja me gji

Ilaçet dhe ushqyerja me gjiNdodh qe nëna që jep gji, te sëmuret ose të jetë e sëmurë nga ndonjë sëmundje, per shkak të së cilës duhet të konsumoje ilace.

Numri me i madh i ilaceve që konsumon nëna kalojnë në qumësht në sasi shumë vogël. Vetëm një numër i vogël prej tyre mund ti shkaktojë dëme bebes. Në shume raste, ndërprerja e ushqyerjes me gji është me e rrezkshme sesa vetë barnat.

Disa prej barnave mund të shkaktojnë efekte anësore, por zakonisht nënës mund ti jepen barna të tjerë me efekt të ngjashëm, të cilët janë me pak të dëmshëm.

Nëse nëna qe jep gji, ka nevojë të marre barna të caktuara, ajo duhet ti drejtohet mjekut ne cdo rast.

Si te zvogelohet ndikimi i barnave tek thithja:

Evitoni ushqyerjen me gji gjatë kohës së koncentrimit maksimal të barnave.
Kur ekziston mundësia. merrini barnat përpara se foshnja të flejë ose menjëherë pas ushqyerjes me gji.

Nëse duhet të merret ndonjë ilac; i cili është i kontraindikuar, ndërpriteni ushqyerjen me gji vetëm përkohësisht e me pas rifillojeni përsëri.

Evitoni marrjen e qetësuesve gjatë lindjes dhe ca kohë pas saj. Këto barna mund te shkaktojnë deri në pagjumësi tek disa të porsalindur.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...