Home Shëndetësi Ilaçet kundër ftohjes

Ilaçet kundër ftohjes

Mos vraponi te mjeku sapo filloni të teshtini apo t’ju dhembë fyti. Më mençur është të qëndroni në shtëpi, të ngroheni dhe të aplikoni disa nga recetat natyrale dhe të dëshmuara në luftën kundër ftohjes.

Nganjëherë, në vend që të vraponi te mjeku, më mirë në shtëpi pini çaj me mjaltë apo limon.

Limoni dhe vitamina C janë të domosdoshme
Teshtitja dhe ligështia janë shenja se po përgatitet ftohja. Rriteni konsumimin e vitaminës C në një gram tri herë në ditë.

Avullohuni mbi ujin e nxehtë në të cilin keni vendosur lëng limoni. Viruset e të ftohtit e urrejnë lagështinë e ngrohtë, ndërsa lëngu i limonit vepron si antibiotik natyral.

Mëlmesat dhe dushet
Nëse nuk e pengoni ftohjen, në fazën fillestare mundohuni me djersitje. Helmet dalin në djersë, ndërsa temperatura e rritur trupore mbyt bakteret. Bimët mjekësore që ngrohin dhe përzierja e mëlmesave të forta e përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Përzieni në sasi të barabarta të xhenxhefilit, specit dhe karafilit pluhur, me një lugë mjaltë. Apo merrni një lugë të kësaj përzierje në një gotë ujë të ngrohtë me mjaltë, para gjumit. Provoni që të futni edhe këmbët në ujë të ngrohtë me mustardë: në një vaskë me ujë të ngrohtë, vendosni pakëz mustardë pluhur, i shtoni sodë bikarboni dhe futni këmbët.

Kundër kollës – propolis

Preparati më i mirë kundër kollës është propolisi. Përmban përzierje të pasur të vitaminës B dhe mineraleve. Edhe një lugë mjaltë para gjumit mjafton që kolla të qetësohet. Në mjaltë mund të vendosni edhe hudhër pluhur. Nëse ndieni se kolla ‘ua shkul mushkëritë’, pini sa më shumë çaj nga bliri.

Për fytin e skuqur – limon dhe mjaltë

Limoni i ngrohtë dhe mjalti janë recetë e provuar me të cilat qetësohet fyti me dhimbje dhe i skuqur. Mbani në gojë lëng sa më të ngrohtë, sepse me këtë mbysni mikrobet. Ziejeni ujin dhe kripën dhe sa më shpesh gjatë ditës shpëlajeni fytin. Dhimbja dhe inflamacioni do të duhej shumë shpejt të kalojë.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...