Home Këshilla të ndryshme Ilaçet kundër osteoporozës zvogëlojnë vdekshmërinë për 80 %

Ilaçet kundër osteoporozës zvogëlojnë vdekshmërinë për 80 %

Ilaçet të cilat jepen kundër osteoporozës mund ta zgjasin jetën edhe deri në pesë vjet, pohojnë shkencëtarët australianë.

Bisfosfonatet janë ilaçet më të përshkruara kundër osteoporozës, e hulumtimet kanë zbuluar se madje deri në 80 për qind e zvogëlojnë nivelin e vdekjes mes njerëzve më të vjetër se 75 vjet.

Hulumtuesit besojnë se ilaçet të cilat parandalojnë harxhimin e eshtrave mund të zvogëlojnë nivelin e substancës helmuese, e cila mund të shkaktojë kancer, shtypje të lartë të gjakut ose sëmundje të tjera. Gjithashtu, ato ilaçe largojnë plumbin nga gjaku, i cili akumulohet dhe ushqehet në eshtra.

Hyrja e plumbit në qarkullim të gjakut mund të jetë shumë dëmtuese, sepse mund të shkaktojë probleme me shtypjen e lartë të gjakut, sëmundje të veshkave dhe humbje të memories. Hulumtuesit gjithashtu sugjerojnë që eshtrat mund të ushqejnë edhe një element tjetër kimik, kadmiumin, i cili lidhet me kancerin e mushkërive.

Eshtrat ndikojnë si depo për metale të rënda helmuese, siç janë plumbi dhe kadmiumi. Derisa njerëzit plaken, këto materiale helmuese mund të hyjnë në trup dhe të ndikojnë negativisht në shëndet”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit, Xhon Aismani.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...