Home Shëndetësi Ilaçet për sëmundjet e organeve të frymëmarrjes

Ilaçet për sëmundjet e organeve të frymëmarrjes


Ilaçet për sëmundjet e organeve të frymëmarrjesUlja e ndjeshme e temperaturave gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit shton rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e organeve të frymëmarrjes. Këto të fundit, përfshijnë disa probleme shëndetësore, duke filluar që nga gripi, ftohja, kolla, e deri tek bronkitet.

Të gjitha këto sëmundje që prekin shpesh pothuajse çdo grup moshë gjatë sezonit vjeshtë-dimër nuk kalohen lehtë aq më tepër nëse nuk trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur.

Madje në disa raste ndodh që nga përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve organizmi ta humbasë imunitetin e tij optimal, duke u bërë kështu “pre” e vazhdueshme e problemeve të frymëmarrjes.

Pikërisht për këtë arsye, specialistja e mjekësisë bimore, Mimoza Petani shpjegon se si duhet t’i trajtojmë këto sëmundje pa përdorur antibiotikë, dhe në të njëjtën kohë si të rrisim edhe imunitetin e organizmit për ta bërë trupin tonë më rezistent nga problemet e frymëmarrjes.

Për t’i evituar dhe kaluar sa më lehtë këto probleme, sipas specialistes Petani, nevojitet marrja e preparateve të duhura bimore, që jo vetëm ndihmojnë në kurimin e sëmundjes, por rrisin njëkohësisht edhe imunitetin e organizmit për t’u mbrojtur nga këto probleme. Bëhet fjalë për disa produkte bimore, konsumimi i të cilave nuk krijon asnjë efekt anësor për organizmin.

Ekspetoral është ilaçi më i ri bimor që rekomandohet të përdoret për problemet respiratore, në përbërje të të cilit gjenden shtatë bimë mjekësore, propolisi si dhe mjaltë i nxjerrë nga eukalipti. Ndër bimët mjekësore që gjenden në këtë ilaç bimor mund të përmendim eukaliptin, që është një çlirues për organet e frymëmarrjes, mëllagën, që përdoret gjerësisht për pezmatimet e bajameve, lulëkuqen, që është një ndër aleatet më të mira që mund të përdoret për të luftuar kollën, mirtilio etj.

Kombinimi i këtyre bimëve, mjaltit të eukaliptit dhe propolit të purifikuar, bën që ky ilaç të jetë tepër i efektshëm për të evituar problemet respiratore. Ilaçi bimor ekspetoral gjendet në forma të ndryshme në farmaci si në formë çaji, shurupi dhe është i përshtatur në doza sipas moshave të ndryshme. Meshkujt janë ata që vuajnë më shumë nga problemet me frymëmarrjen, nga sëmundjet e mushkërive dhe nga shqetësimet respiratore. Por mbrapa nuk mbeten edhe fermat, në mënyrë të veçantë ato që konsumojnë duhanin.

Pirja e duhanit është një plus i keq që organizmit tonë i shtohet duke ditur që njeriu në ditët e sotme ka ngarkesa të mëdha fizike, si ndotja e ajrit. Përveç lëndëve të ndryshme helmuese (toksina) që ndodhen në ambient, përfshirë këtu antibiotikët dhe ilaçet, infektimet bakteriologjike, organizmit i shtohet edhe një lëndë tjetër helmuese nga pirja e duhanit. Pirja e duhanit më shumë se dhjetë cigare në ditë, mund të themi pa frikë se është e tepruar.

Kjo i shton organizmit tonë një stres psikofizik. Radikalët e lirë që formohen, plus pirjen e duhanit, sidomos te femrat, japin dhe një figurë ose pamje të keqe në lëkurë. Për t’i evituar sa më shumë këto probleme duhet të përdoren antioksidantët. Një ndër antioksidantët që rekomandohet në masë në rastin e pirjes së duhanit dhe që është shumë i fuqishëm me përmbajtje të vitaminës C, është lëngu i shegës së thartë, që mund të kombinohet me zink. Dihet se absorbimi i këtyre të dyjave si oksidues është me rëndësi për zgavrën e gojës.

Zinku dhe vitamina C gjatë ditës nxirren jashtë nga organizmi me urinën dhe djersitjen. Veprimi mbrojtës i zinkut dhe i vitaminës C fillon në zgavrën e gojës, që janë dyert e hyrjes së viruseve dhe baktereve. Zinku dhe vitamina C rrisin forcën mbrojtëse të futjes së infektimeve dhe nxisin mbrojtjen e gjithë organizmit. Përthithja e zinkut dhe e vitaminës C nga organizmi merr pjesë në rritjen e imunitetit dhe metabolizmit si antioksidues.

Përveç këtyre, mund të përdoret edhe xhinxheri, i cili është shumë i mirë për pastrimin e problemeve të gojës, për aromën e pakëndshme të saj, për mykun etj. Xhinxheri gjithashtu ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut. Kjo bimë gjendet në formë pluhuri dhe mund të përzihet edhe me mjaltë. Masa: 1 lugë kafeje xhinxher me 2 lugë kafeje mjaltë. Kjo përzierje duhet të merret disa herë në ditë. Pas marrjes mbahet pak minuta në gojë dhe përcillet.
Gjithashtu, për të evituar problemet me organet e frymëmarrjes mund të përdoret shurupi oligomir plus, që pastron bronket.

Propolis është një tjetër antibiotik natyral, antiviral, antiinflamator, antimykotik, antibakterial, antioksidant, imunostimulant, antiseptik, antiparazitar, që rekomandohet të përdoret për problemet e sistemit të frymëmarrjes. Këto dhe veti të tjera që i vishen me plot të drejtë i zotëron propolisi, ky produkt i pafundmë i kosheres. Propolisi si fjalë rrjedh nga greqishtja e lashtë dhe në shqip do të përkthehej “mbrojtje e familjes bletë nga sëmundjet”. Propolisi është një përzierje komponentësh me natyrë aromatike e fenolike, të pasura me një numër të madh substancash të shumëllojshme mes tyre (acide dhjamore, terpene, aminoacide, vitamina, kripëra minerale etj.), ndarja e të cilave varet nga stinët e vitit, llojet e vegjetacioneve.

Përbërësit organikë më të rëndësishëm të propolit janë: Flavonoidet (acid benzoik, acid kafeik, acid ferulik, alkool cinamike, krizinë, isalpine, pinocembrine, vanilin, galangine etj); lëndë mineralet (alumin, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, plumb, silic etj.); vitamina të grupit B (B1, B2, B6, PP), vitamina C dhe E. Sipas bimëve nga të cilat mblidhet, ngjyra e propolisit varion nga e verdhë në jeshile (epërsia e pishës) në të kuqërremtë (epërsia e plepit) deri në të zezë (epërsia e betullës) me të gjitha ndryshimet e ngjyrës. Në të njëjtën mënyrë edhe aroma ndryshon në varësi të substancave rrëshinore të pranishme. E njëjta gjë vlen edhe për shijen nga tipikja e hidhur therëse deri në të ëmbël.

Konsinstenca e propolisit varet në veçanti nga temperatura e ambientit; e fortë dhe e thërrmueshme në të ftohtë, i përthyeshëm sapo ai punohet me dorë. Në temperaturën 65-70°C propolisi bëhet ngjitës e viskoz. Propolisi rezulton pak i tretshëm në ujë, më e lehtë një gjë e tillë (por ende jo 100 për qind) bëhet me alkool etilik, propilenglykol. Ndërmjet përbërësve të propolisit të grupit të polifenoleve (flavone, flavonoide, flavononi), flavonet janë sigurisht fraksioni më i rëndësishëm dhe i studiuar falë veçorive të tij./Gazeta Albania

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...