Home Këshilla të ndryshme Ilaçi i HIV-it mund ta trajtojë Alzheimer-in, artritin, Parkinsonin dhe diabetin

Ilaçi i HIV-it mund ta trajtojë Alzheimer-in, artritin, Parkinsonin dhe diabetin

Demenca është term që përdoret për t’i përshkruar një sërë simptomash që ndikojnë në tru. Zakonisht kjo sëmundje keqësohet përgjatë kohës, por fatkeqësisht për momentin nuk ka ilaç për të. Megjithatë, hulumtimet e reja sugjerojnë se një pilulë e re, e cila është zhvilluar për ta trajtuar HIV-in, mund të përdoret edhe për ta parandaluar Alzheimer-in.

Eksperimentet e kryera me qeliza njerëzore dhe te minjtë kanë treguar se ilaçi në mënyrë drastike e redukton inflamacionin që ndërlidhet me moshën dhe i redukton simptomat tjera të plakjes.

Ilaçi mund t’i luftojë shumë sëmundje që janë të përhapura te të moshuarit, siç është tipi 2 i diabetit, Parkinsoni, artriti dhe degjenerimi makular – shkaktar kryesor i verbërisë.

I njohur si lamivudine, ilaçi kundër HIV-it shitet nën brendin me emrin ‘3TC’ dhe ka një kosto të lirë.

Ky ilaç përdoret një herë në ditë nga personat e infektuar me AIDS, por trajtimi me minj 26-muajsh – që është moshë ekuivalente me atë të një personi 75-vjeçar – ka treguar se mjaftojnë dy javë përdorim për ta reduktuar inflamacionin.

Trajtimet më afatgjate kanë treguar se ky ilaç ndihmon në ndaljen e akumulimit të yndyrës dhe e parandalon humbjen e muskujve.

Profesori John Sedivy nga Universiteti Brown në SHBa, ka deklaruar: “Kjo është shpresë për trajtimin e çrregullimeve që ndërlidhen me moshën, siç është ajo e Alzheimer-it. Por jo vetëm për Alzheimer-in, por edhe për sëmundjet tjera si tipi 2 i diabetit, Parkinsoni, artriti, etj.”

Profesori tani është shumë i përkushtuar që këto zbulime të fillojë t’i aplikojë edhe te njerëzit.

Përndryshe, lamivudine është aprovuar nga organet kompetente në vitin 1995 dhe është përdorur për trajtimin e HIV-it me dekada të tëra.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...