Home Shëndetësi Ilaçi Krestor parandalon goditjet në zemër dhe tru

Ilaçi Krestor parandalon goditjet në zemër dhe tru

Në Shtetet e Bashkuara, një komision qeveritar thotë se një ilaç të llojit Statin, që merret për uljen enivelit të kolesterinës mund të përdoret për të rritur a të moshuar, edhe nëse ata nuk kanë nivele të larta kolesterie.

Studimi nuk përfshiu edhe barnat e tjerë të llojit Statin, prandaj është e paqartë nëse ato do të kishin të njëjtin efekt.

Shkencëtarët thonë se Krestori duhet t’u jepet burrave 50 vjeç e sipër dhe grave 60 vjeç e sipër që kanë nivel normal të kolesterinës, por e kanë të ngritur nivelin e proteinës reaktive C. Studimet kanë treguar se rreziku i goditjeve në zemër shtohet Rezultatet e studimit të financuar nga firma Astra Zeneka, tregojnë se tek pacientët që morrën Krestor, rreziku i goditjeve në zemër u pakësua 54 përqind; rreziku i goditjeve në tru u pakësua 47 përqind dhe numri i vdekjeve ra 20 përqind.
Shumë mjekë besojnë se këto rezultate do të ndikojnë që miliona të rritur e të moshuar që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë, tani do të kërkojnë të marrin Krestor, për të shmangur gjasat e goditjeve në zemër e në tru.

Por ka edhe mjekë që shqetësohen nga kjo mundësi. Ata thonë se dhënia e Krestorit personave që nuk kanë nivele të larta kolesterine, mund të sjellë efekte të dëmshme anësore si pezmatim në rrugët e frymëmarrjes dhe artrit.

Krestor bën pjesë në grupin e ilaçeve Statin dhe ka patur shenja se këto ilaçe e mbrojnë njeriun edhe nga sëmundje të syve përfshi glaukomën dhe kataraktin. Gjithashtu, vetëm një numër i vogël njerëzish që marrin Krestor, preken nga diabeti si efekt anësor./voa/

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...