
Antibiotik dhe anivirusal natyror Propolisi që prodhohet nga bletët ka shumë të mira.
Ai ka aftësi për të qenë një dizifektues shumë i mirë dhe për trupin e njeriut, në veçanti për rrugët e frymëmarrjes. N
jë studim i fundit shkencor ka treguar se aktiviteti i propolisit është aleati më i mirë kur i ftohti, ndotja dhe stresi na ekspozojnë ndaj sëmundjeve infektive dhe ftohjes.
Kjo substancë, jo vetëm është barrierë kundër agjentëve patogjene, duke e bërë organizmin me fortë, por ndihmon dhe në lehtësimin e etapës kur tashmë jemi ftohur dhe përmirëson iritimet të fytit dhe të rrugëve ajrore.
Përdorimi i propolisit këshillohet për çdo ditë deri në fillim të pranverës.
Mund të zgjidhni ta përdorni në formë spray ose shurup, që janë të përshtatshme dhe për fëmijë./21Media