
Ilaçi për goditjen në tru mund të gjendet brenda vetë trupit tonë. Këtë hipotezë e hedh neuro-shkencëtari australian, Simon Koblar, sipas të cilit në tru mund të injektohen qelizat staminale të marra nga dhëmbët.
Studimi ka zgjatur rreth 8 vjet dhe më në fund është vërtetuar se qelizat e pjesës së dhëmbëve janë treguar më të afta për riparimet e dëmeve të shkaktuara.
Në fakt, qelizat staminale të dhëmbëve mund të përfitohen edhe më lehtë, duke mos shkaktuar asnjë lloj demi.
“Kemi marrë të dhëna nga eksperimentet me minjtë e goditur nga sulmi në tru”, tha shkencëtari në një konferencë shtypi të zhvilluar në Adelajde.
Në vijim, ai theksoi se probabilitetin për të pasur qeliza më të shëndosha e kanë ata që mbajnë një higjienë të pastër dentare. Gjithsesi, ky zbulim i rëndësishëm mund të aplikohet tek njerëzit pas shumë vjetësh, pasi efekti tek kafshët është i ndryshëm në shumë mënyra.