Home Shëndetësi Implanti i mëlçisë i jep foshnjës “një shans tjetër për jetë”

Implanti i mëlçisë i jep foshnjës “një shans tjetër për jetë”

Mjekët në Londër thonë se e kanë shëruar një foshnjë nga një sëmundje e rrezikshme për jetë e cila ishte duke ia shkatërruar mëlçinë.

Ata implantuan qelizat të cilat vepruan si një mëlçi e përkohshme,duke i lejuar organit të dëmtuar të shërohet.

Ekipi në Spitalin e King’s College në jug të Londrës thonë se kjo teknikë po përdoret për herë të parë.

Tetë muajshi Iyaad Syed tani duket i shëndoshë tërësisht – por gjashtë muaj më parë ai ishte afër vdekjes. Një virus kishte dëmtuar mëlçinë e tij duke ja humbur funksionin dita ditës.

Në vend se ta vendosnin në listën e pritjes për një transplantim, mjekët injektuan qelizat e mëlçisë të dhëna nga donatorët në barkun e tij.

Këto qeliza eliminuan helmet dhe prodhuan proteina të domosdoshme për jetën e foshnjës – duke vepruar si një mëlçi e përkohshme.

Këto qeliza u mbuluan me disa substanca kimike të përfituara nga algat që i mbrojtën ato nga sistemi imun i foshnjës.

Profesori Anil Dhawan, ekspert i mëlçisë në Spitalin e King’s College, tha se tërë stafi i spitalit është i entuziazmuar:
“Ky është trajtimi i parë i këtij lloji për shërimin e fëmijëve me insuficiencë (pamjaftueshmëri) akute të mëlçisë. Para disa muajve kur e vizitove këtë fëmijë, ai ishte aq i sëmurë duke e përkrahur për mbijetesë me aparate të hemodializës dhe të frymëmarrjes.
“Ne mendojmë se ja ofruam një shans tjetër për jetë tash pas gjashtë muajve kur mëlçia e tij është mrekullisht duke ju kthyer funksionit normal.” /Telegrafi/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...