Home Këshilla të ndryshme Imtësitë që do t’ju ndihmojnë të hani më pak

Imtësitë që do t’ju ndihmojnë të hani më pak

Besuat apo jo, largimi i kilogramëve të tepërt nuk ka pse të jetë aq i vështirë. Por, si e para dhe si bazë, duhet të mësoni që një gjë të tillë ta bëni në mënyrën më të padhembshme dhe më të mençur, pa ushtrime të lodhshme dhe dieta rigoroze

Provoni këto katër këshilla të mençura dhe kilogramët tuaj do të fillojnë të shkrihen pa mund të madh.

Shmangni miqtë me mbipeshë

Njëra ndër hulumtimet që ishte botuar në revistën “Journal of Consumer”, ka treguar se njerëzit që konsumojnë në shoqërinë e njerëzve me mbipeshë dhe që kanë oreks të shtuar kanë më shumë gjasa që edhe ata të shndërrohen në një person të tillë. Në fakt ka edhe njerëz fatlum që përkundër sasisë së madhe që konsumojnë, mbesin vital ashtu si do të duhej të ishin. Nëse nuk jeni një nga këta fatlum, do të ishte mirë të shmangni këtë rreth.

Para çdo shujte konsumoni ujë

Nëse dëshironi që në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë të hiqni qafe kilogramët e tepërt, në shprehinë e të ushqyerit futni rregullin e të konsumuarit një apo dy gota ujë para secilës shujtë. Kjo shprehi krijon ndjenjën e të qenit të ngopur, prandaj dhe do të konsumoni më pak ushqim.

Përdorni pjata të vogla

Ekspertët italianë kanë hulumtuar rreth asaj se sa shumë ndikojnë pjatat në peshën e njeriut. Ata kishin ardhur në përfundim se njerëzit që përdorin kafshata të mëdha konsumojnë më pak se sa ata që kafshatat i përtypin të vogla. Por kur jemi tek pjatat, kjo është krejt e kundërta. Ata njerëz të cilët përdorin pjata më të vogla konsumojnë më pak ushqim se sa ata që përdorin pjatat e mëdha. Kështu që, nëse dëshironi të humbni në peshë, zvogëloni porcionet, përkatësisht pjatat nga të cilat konsumoni ushqimin.

Ushqehuni në shoqëri me meshkujt

Kjo këshillë vlen vetëm për femrat. Në fakt, ekzistojnë femra që mund të konsumojnë më shumë ushqim se sa disa meshkuj, por ndihen të turpëruara në shoqërinë e tyre, prandaj konsumojnë më pak.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...