Home Udhëtim & Turizëm Incidente gjatë pushimeve të verës? Ja këshillat

Incidente gjatë pushimeve të verës? Ja këshillat

vera_1Për të evituar momentet e rrezikshme dhe të këqija të lidhura me stinën e verës, ne sugjerojmë disa përkujdesje dhe veprime konkrete.

Ja si t’i përballoni shqetësimet tipike të kësaj periudhe të vitit:

Për të parandaluar, mbi të gjitha, pickimet e bezdisshme të insekteve.

Nëse insekti ju ka pickuar dhe dëshironi të kuroni vendin e pickimit me diçka natyrale, mund të fërkoni vendin e pickuar me diçka të thartë (limoni) ose ta fërkoni me borzilok.

Në rastin e një takimi të padëshiruar me një iriq deti, duhet të nxirrni gjembat me një piskatore, ose me një age të sterilizuar, pra veglat që do përdoren duhet të lahen dhe të dezinfektohen.

Një problem tipik është “goditja nga dielli”, një shqetësim i shkaktuar nga temperaturat e larta. Shfaqet me dhimbje koke, kruajtje tek veshët, rritje të temperaturës së trupit, mungesë djersitjeje dhe ulje e tensionit. Gjëja më e menjëhershme që duhet të bëhet është të çoni njeriun e dëmtuar në hije, ta shtrini me këmbët të ngritura më lart se niveli i kokës. Më pas vazhdoni ta lagni me ujë të ftohtë në fytyrë dhe në sqetulla. Sigurohuni që temperatura e trupit të zbresë nën 38 gradë, nëse jo, duhet ta dërgoni në urgjencë.

Djegia nga dielli, shkaktohet nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell. Nëse jeni djegur dhe nuk keni përdorur krem me filtër mbrojtës, duhet të vendosni mbi lëkurë krem hidratant, ose një krem me përmbajtje kortizoni, nëse djegiet janë shumë të dukshme.
Nëse dhimbja është shumë e madhe, mund të përdoren qetësues të zakonshëm, siç janë paracetamoli, ose ibuprofeni.

Pickimi i gjarprit është një tjetër rrezik që mund të na shkaktohet në verë. Mos fusni kurrë duart nëpër gurë (sidomos nëse gurët janë të ekspozuar në diell). Shikoni më parë vendin ku do të uleni dhe të vishni këpucë të mbyllura. Në rast pickimi duhet të çani vendin e pickuar, për të dalë gjaku me përmbajtje helmi dhe të vraponi për në ndihmën e shpejtë. // cdodite.com

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...