Pacientët me sëmundje të zemrës janë më të rrezikuar nga infarktet dhe vdekja, nëse vuajnë gjithashtu edhe nga ankthi, thuhet në një studim të publikuar në një revistë amerikane.
Në një studim të mbi 1 mijë personave me sëmundje të zemrës, studiuesit vunë në dukje rrezik më të rritur për 74 % te ata që vuajnë nga ankthi.
Studimi është publikuar në “Archives of General Psychiatry”, njofton BBC.
Më shumë studime nevojiten për të kuptuar lidhjen, deklaruan ekspertët britanikë.