Home Shëndetësi Infeksionet e syve janë ngjitëse, si të mbrohemi

Infeksionet e syve janë ngjitëse, si të mbrohemi

Mjekja okuliste, Suzana Zhuka, shpjegon shkaqet dhe shenjat e infeksioneve të syve. Këshilla si të mbrohemi

Irritim të syve, kruajtje, skuqje dhe lotim i vazhdueshëm. Këto janë disa nga problemet që shkaktojnë infeksionet virale të syve, problem ky që po shqetëson shumë pacientë në këtë stinë.
Në intervistën për gazetën “Shekulli”, mjekja okuliste Suzana Zhuka shpjegon shkaqet e këtyre infeksioneve dhe jep disa këshilla se si mund të parandalohen dhe trajtohen këto sëmundje.

Doktoreshë, është e vërtetë që gjatë kësaj periudhe janë më problematike, konjunktivitet virusale apo siç quhen ndryshe infeksionet e syve?

Po, gjatë kësaj periudhe një vend të madh zënë konjunktivitet virusale të shkaktuara nga virozët e ndryshme që qarkullojnë në këtë periudhë. Gjendjet gripale, të shkaktuara nga ndonjë virozë, ulin rezistencën e sistemit imunitar dhe mbivendosin lehtë një konjunktivit viral.

Ku shfaqet më tepër?
Preken gati të gjitha moshat, por më tepër të rriskuar janë moshat e vogla. Prandaj, shpesh rekomandohet të tregohet kujdes në fëmijët që jetojnë në kolektiva si kopshte, çerdhe, shkolla, sepse këto janë ngjitëse dhe mund të transmetohen lehtë nga fëmija i sëmurë tek ai i shëndoshë. Prandaj, nevojitet ndërgjegjësim i edukatorëve që bashkë me prindërit, të tregojnë kujdes të respektojnë kushtet higjienike për çdo fëmijë.

Cilat janë shenjat e para që duhet të na alarmojnë për t’i drejtuar mjekut?
Shenjat e para që duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut janë skuqje, djegie dhe lotim i syve i shtuar. Sekrecione, ndjesi e trupit të huaj në sy dhe shpesh dhe fotofobi çka do të thotë se drita është e padurueshme.

Çfarë rreziqesh shfaqin konjunktivitet?
Së pari dua të sqaroj se konjunktiviti është një sëmundje që nuk dëmton shikimin dhe nëse trajtohet në kohë, në fazën fillestare, kalon shumë lehtë. Por kjo është një sëmundje ngjitëse dhe si e tillë duhet diagnostikuar dhe trajtuar menjëherë, në mënyrë që të shmanget përsëritja e saj, apo kalimi i infeksionit në korne (xhamin e syrit), që do të kërkonte një trajtim më të gjatë.

Çfarë rekomandohet për të parandaluar komplikacionet?
Së pari, rekomandohet ndjekja e higjienës personale, dhe më pas për çdo shqetësim sado të vogël duhet konsultuar mjeku specialist.

Si mjekohet ky lloj infeksioni?
Konjunktivitet virale janë më të vështirët për t’u trajtuar, sepse është e vështirë të përcaktohet lloji i virusit që e shkakton. Për pasojë dhe mjekimi është i vështirë. Në këto raste përveç mjekimit lokal, rekomandohen dhe antiviralë që mund të merrem lokalisht në sy, por edhe nga goja. Njëkohësisht me to, jepen komplekse vitaminash për të rritur rezistencën e organizmit.

Këshilla
– Evitoni të prekni sytë me duar të palara
– Pastroni sekrecionet e syrit me shumë kujdes
– Mbani higjienë maksimale personale dhe familjare
– Fëmijët në çerdhe apo kopshte duhet të përdorin peshqir personal
– Me shfaqjen e shenjave të para, shkoni menjëherë te mjeku specialist/shekulli/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...