Inflamacioni i valvulave të zemrës

Endokarditi është inflamacion ose infeksion në sipërfaqen e brendshme të zemrës, i cili mund të përfshijë një apo më shumë valvula si dhe struktura të tjera.

Sipas Prof. Dr. Salis Taxher, kardiokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, endokarditi shpesh shkaktohet nga baktere të cilat jetojnë në lëkurë, në brendësi të traktit digjestiv, ose në traktin urinar.4

Dhëmbët e prishur janë burim i shfaqjes së baktereve

Dhëmbët e prishur janë burimi më i shpeshtë dhe më i rrezikshëm i shfaqjes së baktereve.  Me anë të çdo larje apo ngacmimi të dhëmbëve me anë të furçës me dhëmbëza të forta, mishrat e dhëmbëve dëmtohen dhe në këtë mënyrë rritet numri i baktereve në gjak.  Nëse keni një organizëm dhe imunitet normal, atëherë vetë organizmi i lufton këto baktere dhe në këtë rast nuk mund të ndodhë asgjë, por nëse këto baktere futen në gjak, ato mund të ngjiten apo mund të kalojnë në ndonjë zonë të dëmtuar  në brendësi të zemrës duke shkaktuar vegjetacion apo absces – burim i ri i infeksionit i cili jo gjithmonë mund të kurohet me anë të antibiotikëve. Rritja e baktereve mund të arrijë në dimensione të mëdha (cm) dhe këto baktere mund të jenë të lëvizshme. Në këtë rast ekziston rrezik i lartë  për ti shkatërruar ato dhe për t’u çliruar prej tyre. Kjo do të thotë se këto pjesë mund të shpërndahen nëpër enët e gjakut në të gjithë trupin duke shkaktuar në rastin më të keq goditje në tru, madje edhe absces në tru. Dëmtimi i indeve, veçanërisht kur sulmohen valvulat, mund ta dëmtojë funksionin e rregullt të tyre dhe të shkaktojë insuficiencë (pamjaftueshmëri ) të valvulës, e cila mund të shkaktojë dobësim të zemrës.

Shkatërrimi i indeve dhe strukturave të zemrës

Infektimi endokardit, zakonisht nis si endokardit trombocid jobakterial i cili për shkak të baktereve kalimtare, kolonizohet prej tyre, zakonisht me baktereqë i përkasin familjes së streptokokut, por në ¼ e rasteve janë stafilokoke. Zakonisht preken valvulat abnormale të zemrës, por gjithashtu, tepër të prekura janë edhe implantet, si valvulat artificiale, elektrodat e stimuluesve kardiak (elektrodat e pacemaker) etj. Endokarditi shkakton shkatërrimin e indeve dhe strukturave të zemrës, si dhe embolia (bllokim) dhe mund të përhapet edhe tek organet e tjera më të largëta.

Grupet e rrezikshme të endokarditit

Incidenca është e ndryshme sipas zonave të ndryshme të zhvilluara socio-ekonomike, por përqindja mesatare është 5-10 raste nga 100.000 banorë. Edhe pse endokarditi mund të shfaqet tek kushdo, gjithësesi rrallë shfaqet tek personat me zemër të shëndetshme.

Grupe të ndryshme të rrezikshme endokardite janë:

  • ·         Pacientët me defekte të lindura të zemrës, zakonisht me sëmundje /ndryshime valvulare
  • ·         Ekzistenca e valvulave artificiale pas kryerjes së operacionit kirurgjik të mëparshëm me hapje të zemrës
  • ·         Kirurgjia dentare
  • ·         Përdorimi i drogës në formë intravenoze

Simptomat

Simptomat e endokarditit janë temperatura, ethet, djersitje gjatë natës, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, vështirësi në frymëmarrje,  dobësi, zbehje, humbje peshe.  Tek kyçet mund të shfaqen disa rritje nën lëkurë si dhe shenja gjaku nën thua.  Shfaqja e zhurmës në zemër do ta udhëzojë mjekun që të kryej teste serioze siç është analiza e gjakut dhe kultura e gjakut. Në shumicën e rasteve, endokarditi trajtohet me antibiotik për një periudhë të gjatë, prej 4-6 javë, zakonisht me anë të venës. Në rastet më të rënda të endokardit të patrajtuar, zakonisht kur bëhet fjalë për baktere rezistente, mund të jetë e nevojshme kryerja e kirurgjisë së valvulave e cila përfshin edhe zëvendësimin e valvulave. Intervenimi kirurgjik si riparim apo zëvendësimim i valvulave është i nevojshëm në 20-40% të rasteve.

Bëni kujdes!

Bakteret gjithmonë e sulmojnë valvulën e sëmurë. Prandaj, çdo temperaturë, intervenim stomatologjik, qelbëzim, duhet patjetër të trajtohet me antibiotik. Nëse tregoheni të vëmendshëm ndaj tyre, do ta reduktoni ndjeshëm incidencën e endokardit të valvulave të zemrës.