Home Shëndetësi Inhalimi për t’i mposhtur sinuset

Inhalimi për t’i mposhtur sinuset

Infeksioni i sinuseve në rastet më të shpeshta shfaqet nga të ftohtit, por edhe si pasojë e ndryshimit të shpeshtë të temperaturave. Nuk do të duhej ta merrnit për asgjë, sepse shumë shpejt mund të shndërrohet në sëmundje kronike.

Mbyllja e organeve të frymëmarrjes, dhimbje dhe presion rreth syve dhe hundës, të përcjella me ënjtje, sekretimi i hundëve ngjyrë të gjelbër, temperaturë e rritur, lodhje, janë disa nga simptomat më të shpeshta të sinuseve apo infeksionit të tyre.

Mirëpo, për dallim nga ftohja, e cila kalon për shtatë ditë, infeksioni i sinuseve nganjëherë zgjat deri në tri javë, e madje edhe me vite. Infeksioni kronik kryesisht vjen si pasojë e infeksioneve akute që nuk shërohen.

 

Infeksioni kronik dhe akut

Ekspertët shpjegojnë se ekzistojnë katër para-sinuse.

– Ata frontalë gjenden sipër syve, në hapësirën e vetullave, ata të nofullave gjenden në secilën mollëz, ata etmodial gjenden prapa rrënjës së hundës dhe midis syve, ata sphenoidë në pjesën e sipërme të hundës prapa syve. Infeksionin e tyre e shkaktojnë viruset dhe bakteret, alergjitë.

 

Pikat për hundë, më së shumti tri ditë

Mjekët shpjegojnë se format e buta të infeksionit nuk kërkojnë intervenim apo terapi serioze dhe kalojnë pa ilaçe. Thjesht, mund ta bëni një inhalim me avull të ngrohtë. Në enë hidhni çaj kamomili. Mbulojeni kokën me peshqir dhe thitheni avullin. Uji nuk duhet të jetë tepër i nxehtë. Mjekët sidomos paralajmërojnë se pikat për hundë nuk duhet të përdoren më gjatë se tri ditë, e në rastet ekstreme deri në pesë ditë, sepse ato mund ta dëmtojnë mukozën e hundës.

 

Kujdes me antibiotikët

Nëse dhimbjet nuk ndalen as pas shtatë ditëve dhe temperatura i kalon 38 shkallë, lajmërojuni mjekut. Kurrsesi nuk guxoni të merrni antibiotikë krye në vete, sepse sinuset akute shpesh shkaktohen prej viruseve, e këto ilaçe ndihmojnë vetëm tek infeksionet bakteriale.

– Nëse mjeku ju përshkruan antibiotikë, do të ishte me rëndësi që porsa të përmirësoheni, ta ndërpritni marrjen e tyre. Terapia me antibiotikë u preferohet atyre që vuajnë nga astma dhe atyre me sëmundje obstruktive të mushkërive për të mos shkaktuar komplikime. Shërimi me operacion mund të aplikohet vetëm atëherë kur ilaçet ta kenë humbur efektin e tyre.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i lashtë i gjyshes që shëron gjithçka

Sot do t’jua tregojmë recetën e një ilaçi tradicional gjerman i cili është përdorur për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ky ilaç i përket mjekësisë alternative, ndërkaq thuhet se i trajton infeksionet, lodhjen, gripat, kolesterolin, arterosklerozën, etj. Gjithashtu është tejet fitimprurës për rastet e gurëve në veshka. Ilaçi fantastik natyral është i suksesshëm edhe në pastrimin e toksinave nga trupi dhe...