Injeksion për bllokimin e pubertetit

Injeksion fëmijëve të moshës 12-vjeçare për të bllokuar zhvillimin e tyre seksual dhe për të bërë të mundur që ata të zgjedhin gjininë e tyre.

Në Britaninë e Madhe, një klinikë është autorizuar për të bërë këto injeksione tek fëmijët që janë konfuzë mbi identitetin e tyre seksual, në mënyrë që të bëjnë një zgjedhje para se në trupin e tyre të shfaqen tiparet e plota femërore apo mashkullore.

Vendimi për kurimin e “çrregullimeve të identitetit” është marrë disa ditë më parë dhe në klinikën që është hapur në Londër mund të shkojnë fëmijët që ndihen “ndryshe”.

Ka disa mbështetës të cilët thonë se kjo gjë do të ndihmojë një mashkull që ndjehet femër të kalojë problemet psikologjike që vijnë pas trashjes së zërit në fazën e pubertetit./tch/