Home Shëndetësi Injektimi i oksigjenit në gjak, për t'i mbajtur njerëzit në jetë

Injektimi i oksigjenit në gjak, për t’i mbajtur njerëzit në jetë

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën e re të injektimit të oksigjenit në gjak, me ndihmën e të cilës njerëzit mund të qëndrojnë në jetë edhe nëse nuk janë në gjendje të marrin frymë.

Ky zbulim i pabesueshëm do të mund ta ndryshonte praktikën e mjekësisë, duke eliminuar nevojën e pacientit për frymëmarrje gjatë operacioneve të ndërlikuara. Procedura përbëhet nga injektimi i molekulave të oksigjenit, të rrethuara me molekula dhjamore, në mënyrë të drejtpërdrejtë në gjak.

Me ndihmën e kësaj procedure, pacientët në rast se nuk kanë mundësi të marrin frymë, do të marrin edhe 30 minuta jetë. Deri tek një zbulim i tillë kishte ardhur mjeku Xhon Kir nga spitali i fëmijëve në Boston gjatë një operacioni.

Ai beson se kjo mënyrë e re, së paku për 30 minuta do të mund t’ju zgjatë jetën pacientëve që nuk mund të marrin frymë. Edhe ekspertë dhe mjekë të tjerë pëlqyen idenë dhe hulumtime të mëtejme priten të fillojnë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...