Home Teknologji iPad me më së paku ankesa tek tabletët

iPad me më së paku ankesa tek tabletët

Web sajti FixYa, i specializuar për pyetje dhe përgjigje, ka krijuar një listë me pajisjet me të cilat kanë pasur më së shumti probleme shfrytëzuesit, dhe më pas kanë kërkuar përgjigjet nga redaktorët e sajtit.

Ta zëmë, sajti tregon qartë trendin mes pronarëve të iPhoneve të cilët duan të ndërrojnë baterinë apo të përmirësojnë kualitetin e sinjalit, ndërsa pronarët e telefonave Android kanë raportuar ngecje të ndryshme të sistemit dhe interfejsit, madje edhe probleme me ekranin.

Sipas FixYa, iPadi është bindshëm tableti më pak problematik me numër shumë më të vogël të pyetjeve dhe problemeve në krahasim me konkurrencën e Android, ndërsa në fushën e konzolave për lojëra prin Xbox 360, por nuk është fort larg prej PS3. Është interesant që pajisjet më problematike doli të jenë Coby Kryos dhe Galaxy Tab.

Natyrisht, këto statistika të këtij sajti nuk duhet domosdo të pasqyrojnë edhe gjendjen reale në terren pasi që ka një audiencë të kufizuar.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Tetë frutat e thata më të shëndetshme

Para se të zgjidhni frutat e thata lexoni mirë etiketën e paketimit dhe shikoni me vëmendje elementet e tjera të shtuara te frutat e thata, kjo sepse shpesh shtohet sheqer shtesë për të përmirësuar shijen dhe për t’i mbrojtur nga prishja. Frutat e thata janë të njohura për shumë arsye! Me konsumimin e tyre trupi ynë merr minerale esenciale, vitamina dhe...