Home Teknologji iPadët në vend të udhëzimeve në letër

iPadët në vend të udhëzimeve në letër

Administrata federale për trafikun ajror në SHBA ia ka miratuar kompanisë American Airlines shfrytëzimin e iPadit në vend të udhëzimeve klasike në letër në avionë.

American Airlines do të bëhet kështu aviotransportuesi i parë komercial i ciil do të zëvendësojë udhëzimet e shtypura në letër për pilotët me iPadë të Apple.

Kjo kompani beson që e këtë do të kursejë 1,2 milionë dollarë në vit në shpenzimet për karburant për shkak të masës dukshëm më të vogël të iPadit në krahasim me udhëzimet e shtypura.

Përfaqësuesit e American Airlines në deklaratën e tyre kanë theksuar që tani mund të shfrytëzojnë iPadin për të realizuar të gjitha përparësitë e programit të tyre Electronic Flight Bag, përfshirë ambientin më të mirë të punës për pilotë, zvogëlimin e varësisë nga prodhimet prej letre, si dhe zvogëlimin e shpenzimit të karburantit të avionëve.

American Airlines ka filluar programin e vet Electronic Flight Bag vitin e kaluar kur kishte marrë pëlqimin për shfrytzimin e iPadëve në disa prej fluturimeve të veta. Duke filluar nga ky muaj të gjithë pilotët e Boeing 777 do të shfrytëzojnë iPad, ndërsa kjo kompani shpreson që deri në fund të vitit do të aprovohetElectronic FlightBag në të gjithë avionet e saj.

American Airlines beson që gjatë vitit të ardhshëm do të ndërpresë në tërësi publikimin e versioneve të reja në letër të udhëzimeve dhe hartave të navigimit për pilotët. Po ashtu u theksua që programi mund të zgjerohet edhe në tabletët tjerë nëse marrin miratimin përkatës të administratës amerikane për trafik ajror.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...