Home Udhëtim & Turizëm Ishujt Socotra

Ishujt Socotra

Ne pjesen veriperendimore te Oqeanit Indian ndodhet nje nga arkipelaget me fin dhe malor, Socotra, ku njerezit jane aq te bukur sa dhe toka e tyre.

Karakterizohet nga bimesi unike dhe spektakolare dhe bukuri natyrore qe te le pa fryme, Ishujt Socotra formojne ne pjese te Republikes se Yemen dhe gjendet rreth 350 km ne jug te gadishullit Arab.

Mbulon nje siperfaqe prej 3,650 km kartor dhe kryesisht popullohet nga myslimane. Hadibo eshte kryeqyteti administrativ i Socotres ku ndodhen shumica e njerezve.

Edhe pse Hadibo ka vetem 4 hotele akomodimi, qe jane te thjesht dhe larg luksozeve dhe disa dhoma qendrimi ku mund te ushqehesh , megjithate Socotra konsiderohet si nje ishull madheshtor dhe i hareshem.socotra4

Njerezit thone per Socotren se eshte nje xhevahir i biodiversitetit ne detin Arab, qe gezon klime me diell, flora dhe fauna ekzotike, plazhe te mrekullueshme, si edhe shkembinj koralore nenujore qe ofrojne zhytje dhe sporte te tjera ujore. Klima ne ishujt Socotra eshte tropikale dhe shkretetire, me temperature ne vere 37 grade C dhe 29 ne dimer. Socotra perjeton vera te nxehta dhe dimra te shkurter me rreshje.

Ishujt jane te njohur nga UNESCO si nje trashegimi boterore. Edhe pse Socotra eshte e vogel ne madhesi, ka shume per te ofruar, qe nga monumentet historike deri tek rezervat e kafsheve te egra, shpella mbreselenese vullkanike, plazhe me diell, jete detare te pasur dhe peisazhe te mrekullueshme.

Aventura te tjera tipike te ishujve jane peshkimi dhe turet detare, ture per hiking dhe trekking, shetitje me deve, surfing ne det dhe ne qiell dhe zhytjet.

Nese keni dashur ndonjehere te izoloheni ne nje ishull tropikal, qe rrethohet nga nje natyre qe te le pa fryme, Socotra eshte destinacioni perfekt per ju.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kujdes! Përdorimi i telefonit në tualet rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe luajmë me ta. Shkencëtarët aktualisht besojnë se COVID-19 mund të mbijetojë për nëntë orë ose më shumë në sipërfaqe të forta si plastike, metal, ose xhami i ekranit të telefonit tuaj celular.  Ndërsa numri i rasteve të infeksioneve koronavirus kalon...