Home Shëndetësi Ja 7-të mënyra se si e përkeqësoni ciklin menstrual pa dashje

Ja 7-të mënyra se si e përkeqësoni ciklin menstrual pa dashje

Ja 7-të mënyra se si e përkeqësoni ciklin menstrual pa dashjeTë gjitha llojet e broçkullave që ju bëhen në zyrë, tensioni nga shefi juaj për angazhime të ndryshme, problemet me të dashurin, si dhe shumë gjëra tjera të tmerrshme nuk mund të krahasohen me dhimbjen dhe bezdinë e ciklit tuaj menstrual.

Pra, pse doni që ta përkeqësoni edhe më tepër gjendjen tuaj, se sa është?

Me të vërtetë që nuk duhet të bëni këto mëkate rraskapitëse gjatë ditëve tuaja të periodave.

Më poshtë ju sjellim 7 veprime që ju pa vetëdije i bëni ose i neglizhoni, duke i shkaktuar më tepërm siklet vetes:

1 – Keni anashkaluar marrjen e pilulës (më shumë se një herë)
Cili është shkaku më i madh për simptomat mensturale? Një ndryshim i pabalancuar i hormoneve, thekson Sherry Ross, gjinekologe. Meqenëse pilula luan rol në sistemin e trupit tuaj (estrogjenit), harresa e më shumë se tri dozave të pilulës mund të çojë në parregullsi dhe gjakderdhje.

2 – Jeni në gjendje shumë stresante
Seriozisht? Stresi është aq i dëmshëm dhe ju shkatërron sa edhe pirja e duhanit, por ky gjithashtu ndikon edhe në ciklin tuaj menstrual. Stresi ndikon që trupi juaj të lirojë kortizolin- hormon luftues që ndryshon gjendjen tuaj në mënyrë të vazhdueshme, si dhe shprehitë tuaja menstruale dhe në shumë raste, shkakton parregullsi ose humbje të menstruacioneve.

3 – Nuk keni orar të rregullt të gjumit
Të gjithë e dimë se tetë orë gjumë nuk janë gjithmonë të mundura dhe në dispozicionin tonë. Por, sipas një studimi të publikuar në revistën “Health Care Women” sugjerohet se, shqetësimet e gjumit si pasojë e ndërrimeve të gjata të punës mund të shkaktojë parregullsi menstruale. Nëse nuk keni gjumë të mjaftueshëm, ju mund të përjetoni periudha më të gjata menstruale. E dhimbshme!

4 – E teproni me kafe
Një nga shkatërruesit më të mëdhenj emocional të PMS-së është kafeja, sepse kjo mund të shkaktojë gjëra të tilla si ankth, tension, pagjumësi dhe nervozizëm. Dhe, nëse ju me të zgjuar nga gjumi praktikoni ritualin e kafesë, rrezikoni që të përjetoni këto simptoma, thekson Dweck.

5 – Jeni gjithmonë duke udhëtuar
Sërish kthehemi tek orari i pamjaftueshëm i gjumit, veçanërisht nëse jeni duke fluturuar me avion, duke lundruar me anije, me një fjalë kur niveli i prodhimit të melatoninës është jashtë normalitetit të saj, thotë Ross. Trupi juaj do ti përshtatet vendndodhjes suaj, por ndërkohë prisni një cikël të vonuar të menstruacioneve.

6 – Dilni jashtë kontrollit me alkohol
Alkooli – është një pije shumë e mirë për të festuar ndonjë ngjarje të rëndësishme të jetës suaj, por e tmerrshme për ciklin tuaj menstrual, thotë Dweck dhe Ross. Ekspertët sugjerojnë se teprimi i alkoolit mund të zgjasë edhe më shumë dhimbjet e barkut.
7 – Bëni shumë stërvitje
Nëse jeni duke u ushtruar për një maratonë, ju duartrokasim. Megjithatë, ushtrimet fizike rigoroze dhe stresi i përditshëm mund të çojnë në mosbalancim hormonal, thekson Ross.

Por, si rezultat i kësaj, Dweck këshillon se 30 minuta në ditë stërvitje të moderuara janë të mjaftueshme për një trup të shëndetshëm dhe lehtësim për dhimbjet menstruale.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë,...