Home Këshilla Seksuale Ja çfarë i bën hudhra vaginës tuaj

Ja çfarë i bën hudhra vaginës tuaj

Infeksionet vaginale janë një nga problemet më të zakonshme që prekin femrat.

Duhet të keni parasysh që nëse nuk i trajtoni në kohë, ato mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore në atë pikë sa mund të lipset një ndërhyrje e specializuar kirurgjikale.

Ndër infeksionet më të rrezikshme përmendim infeksionin vaginal Maja që shkaktohet nga kërpudha bakteriale Candida. Ky bakter shumohet në paretet e brendshme të vaginës si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së kujdesit personal.

Pehashi i vaginës ndryshon vlerat e tij normale të cilat janë më acide se kurrë. Si rrjedhojë do të keni sekrecione vaginale më ngjyrë të verdhë dhe erë të rëndë, djegie gjatë urinimit apo penetrimit seksual, si dhe kruajtje të vazhdueshme.

Living ju njeh me një kurë shumë të thjeshtë ku përbërësi kryesor është hudhra. Merrni një ose dy thelpinj hudhër dhe qërojini, mbështillini me një fashë dhe futini në vaginë për 8 orë, aq sa do të jetë koha e fjetjes.

Hudhra shquhet për aftësitë e saj anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që e shndërrojnë në një ilaç të mrekullueshëm natyral. Ajo do të arrijë të përthitë infeksionin dhe të parandalojë kruajtjen e sekrecionet e shpeshta.

Ky trajtim duhet përdorur tri netë rresht. Në mëngjes mundohuni të tërhiqni hudhrën njëlloj siç do të bënit me një tampon. Nëse ju bezdis aroma e vaginës suaj mund të bëni shpëlarje me ujë me kamomil.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...