Home Këshilla Seksuale Ja çfarë sëmundje shkakton seksi anal

Ja çfarë sëmundje shkakton seksi anal

2Lajme të këqija për ata të cilët kënaqen me seksin anal, pasi që një studim nga Universiteti Alabama në Departamentin e Mjekësisë në Birmingham ka gjetur se seksi anal shkakton probleme të zorrëve dhe ‘dalje të zorrës’.

Duke përdorur të dhënat e vitit 2009-2010, hulumtuesit gjetën se 37% e femrave dhe 5% e meshkujve e kanë provuar të paktën një herë seksin anal.

Këto shifra mund të ju duken pak, në krahasim me raportin e vitit 2011 nga Cosmopoitan, i cili raportoi se 36% e femrave dhe 55% e meshkujve bënin seks anal, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtyre të dhënave, femrat të cilat kishin pranuar se kishin bërë seks anal, u gjet se ishin 50% më të rrezikuara nga sëmundje dhe probleme të zorrëve.

Por, tek meshkujt ky numër është edhe më i lartë. Kështu që, sipas studiuesve, njerëzit këshillohen që të mos bëjnë seks anal, për shkak të problemeve të cilat mund t’iu paraqiten në zorrë. /Gazeta Express

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...