Home Shëndetësi Ja çfarë tregon grupi i gjakut për shëndetin tuaj

Ja çfarë tregon grupi i gjakut për shëndetin tuaj

Mund të ndryshoni dietën ushqimore apo të ushtroheni më shumë. Por, nuk mund të bëni asgjë për të ndryshuar grupin e gjakut, i cili është i përcaktuar nga substancat mikroskopike, të trashëguara nga prindërit, që qëndrojnë në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

Këto substanca ndërveprojnë me sistemin imunitar duke rritur rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme. Prandaj, në varësi të grupit të gjakut, A, B, AB ose 0, ju jeni më shumë ose më pak të rrezikuar që të vuani nga një sëmundje e caktuar, si kancer, probleme me zemrën, me kujtesën etj. Ja çfarë tregon grupi i gjakut për shëndetin tuaj.

Probleme me kujtesën

Njerëzit me grup gjaku AB, sidomos të moshuarit, janë më të rrezikuar që të kenë probleme me kujtesën në krahasim me njerëzit që kanë një grup tjetër të gjakut. Kjo lidhet me numrin e disa faktorëve të koagulimit dhe proteinave në gjak,” shpjegon Mary Cushman, profesoreshë e mjekësisë dhe patologjisë tek Universiteti i Vermontit.

Kancer në stomak

Një tjetër lajm i keq nëse jeni me grup gjaku AB: Rreziku për t’u prekur nga kanceri në stomak është 26% më i lartë se njerëzit që kanë grup gjaku B ose 0. (Nëse jeni me grup gjaku A, rreziku është 20% më i lartë se ata me grup B ose 0). Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në Revistën Amerikane të Epidemiologjisë. “Shkaktari mund të jetë një bakter i quajtur H. pylori, i cili gjendet tek rreth 2/3 e popullsisë në të gjithë botën. Duke qenë se reagimi i sistemit imunitar ndaj këti bakteri është më i madh tek personat me grup gjaku AB ose A, ata janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri”, shpjegon Gustaf Edgren, epidemiologjist tek Universiteti Spitalor Karolinska në Suedi.

Ulcera

I njëjti bakter që mund të shkaktojë kancer të stomakut tek njerëzit me grup gjaku A ose AB, rrit rrezikun për t’u prekur nga ulcera tek njerëzit me grup gjaku 0.

Sëmundje të zemrës

Falënderoni gjenetikën ju me grup gjaku 0. Ju jeni 20% më pak të rrezikuar të vuani nga sëmundjet e zemrës krahasuar me njerëzit që kanë grupe të tjera gjaku. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit. Njerëzit me grupe gjaku AB dhe B janë më të rrezikuar që të preken nga sëmundjet e zemrës, treguan të dhënat e studimit. Autorët thonë se disa grupe gjaku lidhen me nivele të larta të inflamacionit, që shpjegon pjesërisht lidhjen e tyre me sëmundjet e zemrës.

Kanceri i pankreasit

Një tjetër përfitim për njerëzit me grup gjaku 0: Ata janë 37% më pak të rrezikuar që të preken nga kanceri i pankreasit në krahasim me njerëzit me grupe të tjera gjaku, sugjeron një studim i kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit. Autorët e shpjegojnë këtë lidhje me prezencën e bakterit H. pylori, i cili rrit rrezikun për prekje nga sëmundjet e zemrës tek personat që nuk kanë grup gjaku 0. Siç shihet, grupi i gjaku luan rol në rreziqet për t’u prekur nga sëmundjet, megjithatë kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit janë të rrezikuar. Nëse bëni një mënyrë jetese të shëndetshme, ushqeheni mirë dhe kryeni sa më shumë ushtrime fizike, ju nuk do të rrezikoheni nga asnjë sëmundje, pavarësisht grupit të gjakut.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Tetë frutat e thata më të shëndetshme

Para se të zgjidhni frutat e thata lexoni mirë etiketën e paketimit dhe shikoni me vëmendje elementet e tjera të shtuara te frutat e thata, kjo sepse shpesh shtohet sheqer shtesë për të përmirësuar shijen dhe për t’i mbrojtur nga prishja. Frutat e thata janë të njohura për shumë arsye! Me konsumimin e tyre trupi ynë merr minerale esenciale, vitamina dhe...